Inceneratorët/PS: Të mos dëshmojnë ato që janë pyetur nga SPAK! Tabaku: S’ka pengesë ligjore, kështu ndodhi edhe për ‘21 janarin’! Llatja: Inceneratori ka punuar që ditën e parë, u fik kur u vendos në sekuestro

TIRANË- 10 orë dëgjesë me dëshmitarët ka zgjatur Komisioni hetimor për inceneratorët ditën e sotme.  Në një mbledhje maratonë e shoqëruar me debate, mes dëshmitarëve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Elbasani, Gledjan Llatja, i cili tha se inceneratori ka punuar që ditën e parë që është vënë në punë, por është fikur pasi është vënë nën sekuestro nga SPAK, pas arrestimit të Lefter Kokës. Ai është shprehur se falë ndërtimit të këtij impianti, situata në Elbasan është shumë herë më e mirë. 

Gjatë mbledhjes mazhoranca ka ngritur pretendime se në Komision nuk mund të dëshmojnë persona që janë marrë në pyetje nga SPAK, siç ishte rasti i gazetarit Artan Rama apo edhe dëshmitares Sabina Cenameri, që shpërtheu edhe sot në lot, për shkak të ngarkesës emocionale që pati. Për përfaqësuesit e mazhorancës, ky Komision po mbivendosë punën e SPAK, mirëpo kjo ka sjellë edhe reagimin e opozitës. Ka qenë deputeti Edmond Spaho dhe kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, që thotë se ky mekanizëm po përdoret nga mazhoranca për të penguar punën e Komisionit. Deputeti Belind Këlliçi dhe deputetja Dhurata Çupi tha se nisur nga fakti që seancat janë publike, SPAK mund t’i vë në dijeni nëse po cënojnë punën e tyre, por shtuan se deri më tani nuk ka ndodhur. Për të dhënë një shembull që nuk po shkelin ligjin, Tabaku solli në vëmendjen Komisionin Hetimor për "21 janarit", ku tha se janë thirrur si dëshmitarë edhe persona që janë marrë në pyetje nga Prokuroria. Në ndryshim nga Tabaku, Spaho është shprehur pesimist për fundin e punës së Komisionit, ku tha se do të përfundojë me 2 raporte krejtësisht të ndryshme, një nga opozita dhe mazhoranca, duke paralajmëruar edhe një dorëheqje të mundshme. 

Për gati 3 orë para komisionit hetimor të inceneratorëve, kreu i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja deklaroi se bashkitë e qarkut kanë ndërtuar mekanizmin që do të administrojë përpunimin e mbetjeve. Inceneratori duhet t’i kishte kaluar bashkisë në dhjetor, pas përfundimit të kontratës me kompaninë private, por për shkak të hetimeve nga SPAK, ndodhet nën sekuestro.

Një pjesë e debateve
Jorida Tabaku: Dje kemi pasur debate lidhur me mos marrjen e gazetarit Artan Rama në dëshmi. Ky dëshmitarë, gazetari Artan Rama të dëshmojë sot ose gjatë ditës së premte ose sapo të gjemë një gjetur një hapësirë në kalendar.
Edmond Spaho: Mos dëshmimi i gazetarit Artan Rama, që ka hetuar shkeljen e procedurës së koncesionit me negociim bazuar mbi falsifikimin emergjencës mjedisore, nuk a dokument shtetëror që të ketë shpallur emergjencë mjedirore në Elbasan, prandaj procedura është e manipuluar me qëllim që të bëhej negocimi. Gazetari ka bërë hetime dhe për ekzistencën e një kontrate të dytë dhe të një VKM që i ka dhënë kompanisë private të Klodian Zotos të drejtën për të shitur energji elektrike për 25 vjet, në një kohë që kontrata e inceneratorit është 7 vjet. Ministri i asaj kohe, Gjiknuri ka deklaruar që kjo nuk është e vërtetë, nuk ka një kontratë të tillë i është dhënë firmës e drejta të shes energji, por kjo nuk ka lidhje me inceneratorin, po nga do shes firma?

Nuk lejohemi të ftojmë dëshmitarët, të pyesim apo të nxjerrin jashtë punës së Komisionit me arsyetime qesharake se po e heton SPAK, po na diktojnë pyetjet dhe përgjigjet e dëshmitarët, përmendet konflikti i interesit, mazhoranca është në konflikt interesi, ka deputet që nuk duhet të jetë pjesë e Komisionit, sic është Ermonela Felaj se ka firmosur, ka deputet me lidhje të afërta familjare me drejtues të institucioneve që ky institucion po heton, këta deputet duhet të largohen nga Komisioni. Gazetari ka mbrojtur interesin e publikut. Së treti shikoj që stafi i Komisionit është në presion politik dhe nuk është në gjendje të japë këshilla profesionale dhe ligjore, rasti i djeshëm është skandaloz, ne kemi praktika të qarta se si është vepruar në komisione për konflikti e interesit, madje me shkrim të firmosura nga kryetari i Kuvendit, i cili debati për përjashtimin e Ballës nga komisioni për CEZ e ka quajtur si rast që nuk ka të bëjë me konflikt interesi, kemi dhe raste të tjera që kam lejuar të deponojnë dëshmitar që i kam çuar për ndjekje penale, jo për shpifje, ndjej keqardhje për median që nuk ka shkruar për gazetarin që nuk është lejuar të pyetet. Ky komisiom nuk prodhon rezultat pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të nxjerrë faktet në dritë dhe për të informuar opinionin publik mbi vjedhjet skandaloze, të marrësh në mbrojtje Klodian Zoton që paska konflikt interesi me gazetarin që ka bërë shkrimet dije e ka akuzuar për shkelje të ligjit dhe personi ia ka mbathur në arrati se ka frikë nga këto akuza dhe penalizohet gazetari dhe mbrojmë Klodian Zoton dhe Stela Gugallja, mazhoranca është e vendosur që ky komision të dështoj, nga dita e sotme nuk do të votojë krijimin e asnjë komisioni hetimor deri sa të ndryshojë ligji dhe t’u jap kërkuesve të drejtën për të pasur shumicën në Komision që ky të jetë produktiv, kështu si është sot nuk hetohet,  do ndërmarrë një nismë ligjore që të ndryshojmë ligjin për referendumet.
Jorida Tabaku: Ndaj disa nga shqetësimet tuaja, si për gazetarin Rama, ka qenë një kërkesë e imja që ju të ishit anëtarë i Komisioni dhe më vjen keq por dua t’ju kundërshtoj, që ky komision po hedh dritë si kurrë më parë dhe nuk do e lë unë për të dështuar, ne nuk kemi pasur kompromis, i vlerësoj përpjekjet e Komisionit dhe do hedhim dritë mbi këtë aferë. Unë kam bërë kërkesë për përjashtimin e Felaj, se ka konflikt i interesi dhe do të diskutohet në Këshillin për rregulloren dhe mandatet, Do shumë guxim t’i vësh emër korrupsionit dhe ne po e bëjmë, i di pengesat, unë shpresoj që juve të jeni pjesë e këtij Komisioni nëse e gjykoni, do marrim masat t’ju zëvendësojmë, ajo që ka dalë në dritë deri tani e ka bërë të dridhet qeverinë, dje Rama i shiti disa ministra, mbani përgjegjësi individuale, i shikoni si ndryshojnë dëshmitarët, pyetjet, pa asnjë kompromis.
Edmond Spaho: Nuk vura në diskutim përpjekjet e opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, edhe përpjekjet tuaja dhe të kolegëve, kam pranuar me besimin që do të bëjmë një punë që do të vlerë me të ardhmen, nga praktika e komisioneve të kaluara parlamentare dhe vecanërisht puna këtu, shoh që ky komision do ketë fakt si komisionet e tjera, pavarësisht fakteve mazhoranca që ndodhet në konflikt të plotë interesi, s;duhet të jenë pjesë, do të sabotojnë sikur vepruan dje, nëse doni të fillojë puna gazetari duhet të ishte pyetur sot, me mënyrën si u soll stafi do të thotë që mazhoranca dhe Kuvendi janë bërë bashkë për të mos zbuluar këtë aferë, të bëhem pjesë e këtij bashkimi për të mbuluar këtë aferë nuk kam për t’u bërë. Nuk kam gjë me ju, uroj të vazhdoni dhe të arrini objektivin, por me këta ky komiison do të dalë me 2 raporte.

Aktualisht në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan depozitojnë plehra 5 bashki të Elbasanit, ndërsa prej një muaji e gjysmë nuk bëhet incenerimi i tyre. Inceneratori u bë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tij, u bë përmes shkeljeve të rënda të ligjit ndërsa SPAK  ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë Klodian Zoton e Stela Gugalljan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:47
Inceneratori i Elbasanit, Llatja: Gjëja më e mirë që i është bërë këtij qyteti! Më parë s'luheshin ndeshjet e futbollit prej tymit

Ndërtimin e inceneratorit, për kreun e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja është gjëja më e mirë që i është bërë qytetit, duke thënë se ka pasur një përmirësim të situatës së mbetjeve në qytet, madje tha se ndryshimi është si nata me ditën.

“Sot është si nata me ditën, kemi në ish fushë të trajtimit të mbetjeve që do të kthehet një nga atraksionet më të mirë atë bashkisë, kemi një impiant ka më modernet, kemi një sistem të mbledhjes së mbetjeve, qëllimi është që menaxhimi i mbetjeve , diferencimi i tyre për t’i ardhur në ndihmë incenerimin, ndeshjet e futbollit nuk bëheshin dot për shkak të tymit në qytet, prandaj mendoj se është gjëja më e mirë që i është bërë këtij qyteti”, tha Llatja.

Ora 15:20
Komisioni Hetimor për Inceneratin e Elbasanit, Gledian Llatja: Inceneratori ka punuar që ditën e parë, u fik pasi u vendos në sekuestro

 

Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja po raporton në Komisionin Hetimor për inceneratorin e Elbasanit. Ai ka deklaruar se inceneratori ka punuar që nga dita e parë që është vënë në punë, por është ndaluar që kur është vendosur në sekuestro inceneratori pas arrestimit të Lefter Kokës.

Gledian Llatja: Kemi një strukturë të ngritur të shtatë këshillave bashkiakë që mban kontakt me impiantin Eco Elb, kam inxhinerët e mi aty. Delegimi, është dhënë nga ministria përkatëse, e kemi këtë delegim.  Impianti i trajtimit të mbetjeve, forma koncesionare është e formës bot, ndërtim operim dhe transferim, operimi mbaronte në datën 17 dhjetor, në 17 futej stafi i bashkisë për të marrë në dorëzim të gjitha asetet, fillon që te dera e rrugës, peshorja, impiantet teknikë dhe të fillonte operimi.Të gjitha asetet që kanë qenë objekt koncesioni, nga dera te kabulli fundor.

Jorida Tabaku: Ju thatë bashkë me centralin elektrik dhe në vazhdimësi të marrjes, nga data 17 deri tani a punon inceneratori

Gledian Llatja: Sipas teknikëve në datë 15 dhjetor drejtuesit teknik dhe administratori i ri, ka vendosur të fikë impiantin inceneratorit, se i mungonin disa materiale bazë që për efekt të kosnsumit të tyre merrën 1 herë në 2-2 ditë, impianti është në gjendje punë, majfton që të ndizet, ka punuar që në ditën e parë,

Jorida Tabaku: Dhe deri më sot nuk është shtypur ai butorni që është fijur

Gledian Llatja: Jo, ka gati 1 muaj e gjysmë që nuk është ndezur

Luciano Boci: Meqë është marrë në administrim, nuk është problem gjetja e lëndës së parë.

Gledian Llatja: Impiani i prodhimit të energjisë elektrike, sipas të dhënave ka 2 kategori çmimesh, i pari që pritet një vendim gjykate, ERE ka vendosur një çmim ku sipas kompanisë koncesiinare e ka quajtur të parregullt dhe ka kërkuar një çmim tjetër. Unë hazhoj 1 mln euro në vit për energji elekrike

Jorida Tabaku: 1 mln euro në ditë që shpenzoni mendoni që ta merrni nga inceneratori?

Gledian Llatja: Patjetër, nëse na e njeh OSHE këtë energji në sistem, është një gjë e mirë që unë fitoj

Ora 13:26
Tabaku ngatërron emrat, por vetëkorrigjohet: Na ka mbetur në mendje Lefter koka dhe Arben Ahmetaj, na shohin sytë vetëm ato

 

Gjatë fjalës së saj në Komisionin Hetimor, Jorida Tabaku teksa iu drejtua deputetëve pati një ngatërresë në emra, por e korrigjoi shumë shpejt.

“Na ka mbetur në mendje Lefter koka dhe Arben Ahmetaj, na shohin sytë vetëm ato”, tha Tabaku.

Ora 12:02
PS kundër të dëshmojnë personat që janë marrë në pyetje nga SPAK, Tabaku: Të nxirret dosja e 21 janarit të shihet se kush ka dëshmuar

 

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorqët ka pasur debate nëse duhet të thirren ose jo personat që janë marrë në pyetje nga SPAK. Mazhoranca është kundër ndërsa opozita pro, e për të vërtetuar që nuk është në shkelje të ligjit, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka kërkuar të nxirret dosja e 21 janarit, ku thotë janë thirrur dëshmitarë edhe ato persona që janë thirrur në Prokurori.

 “Ky Kuvend ka një tjetër eksperiencë të ngjashme. Sepse ku ju dëgjoj që nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite, çuditem. Ka ndodhur me komisionin hetimor për 21 Janarin ku ka qenë opozita dhe mazhoranca. Ka ardhur të dëshmojë kushdo që ka shkuar përpara prokurorisë, ka ardhur dhe në prokurori. Në qoftë se do të bëhesh palë me ato që duan ta dështojnë këtë komision hetimor, mua më vjen keq por nuk bëhem dot palë. I kërkoj stafit të Kuvendit të na nxjerrin dosjen hetimore të 21 Janarit si është proceduar me personat që kanë qenë në hetim, të paditur, dëshmitarë. Nuk ka asnjë pengesë ligjore për dëshmitarët që të vijnë këtu dhe të flasin”, tha Jorida Tabaku.

Ora 11:32
Dëshmitarja në Komisionin Hetimor ‘shpërthen’ në lot, Shalsi: S’mund t’i marrim dëshminë! Tabaku: Pse e përmende (VIDEO)

 

Një prej dëshmitareve, Sabina Cenameri, Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit ka shpërthyer duke qarë gjatë marrjes në pyetje. Kjo nuk u transmetua në kamera, pasi kryetarja Jorida Tabaku kërkoi 5 minuta pushim. Nisur nga kjo, Eduard Shalsi, kërkoi që ajo të mos thirrej për të dëshmuar.

Eduard Shalsi: Pas gjendje emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di c’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do thoja të jemi të kujdesshëm se në një gjendje emocionale të tillë, edhe pse është thirrur nga SPAK nuk do të jetë e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë. E kam të vështirë të dëgjojë dëshminë e një njeriu që është thirrur për të dëshmuar, nuk do i shërbejë Komisionit, mjafton ta shohësh.

Jorida Tabaku: Për etikë të zonjës nuk e përmenda. Unë thashë bëjmë një pushim dhe ju e thatë çfarë doni, zonja u emocionua të disa kolegëve të mazhorancës, po vini një presion të kotë mbi zonjën. Nuk u cenua nga asgjë që thamë ne, por ju komandojmë që të mos vazhdoni.

Ora 11:10
‘Po më pengoni takimin e zyrtarët e huaj’, Komisioni Hetimor debate me tone të larta, Mimi Kodheli nga salla ngjitur kërkon qetësi! Tabaku 5 minuta pushim

 

Në Komisionin Hetimor ka pasur debate të zjarrta dhe me tone të larta, aq sa ka penguar edhe punën e personave të tjerë në Kuvend. Kjo ka bërë që deputetja Mimi Kodheli në sallën pranë Komisionit të kërkojë qetësi sepse po i pengojnë takimin me disa zyrtarë të huaj. Për shkak të debateve, Jorida Tabaku, kryetarja e këtij Komisioni vendosi 5 minuta pushim.  

Ora 11:04
Administratori i Inceneratorit të Fierit dërgoi letër se ishte me COVID, Tabaku dyshon: Do ta marrim në pyetje përmes internetit! Mazhoranca: Nuk është sjellje normale


Administratori i inceneratorit të Fierit, Lorant Dusha përmes një letre ka njoftuar Komisionin Hetimor për Inceneratorët se është me COVID dhe nuk mund të paraqitet në komision. 

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku teksa hodhi dyshime tha se do të thirret online. 

 “Në orën 10:00 ne kishim thërritur për të dëshmuar zotin Lorant Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Ai kishte dëgjuar që ishte dëshmitar, ne i kishim nisur një shkresë që e kishte sjellë mbrapsht. Na kishte sjellë përgjigje që është shumë i dëshiruar që të vijë në këtë komision, do patjetër që të dëshmojë, kishim rënë dakort që do të vinte ndërsa sot në mëngjes sjell një letër që është me Covid. Kështu sëmuren këta me Covid sa herë ndodh diçka. Ky Komision do të presi 24 orë, do t’i kërkoj Kuvendit që ta riskedulojmë takimin që të komunikojmë me të me një nga platformat e teknologjisë.” u shpreh Tabaku.

 

Ndërkohë që deputetët e mazhorancës e kundërshtimin e saj, duke i quajtur sjelljet jo normale.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull

Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull