Debate në 'Repolitix'/ Duka: pse na i ndaluat koalicionet! Pëllumbi: Pse çfarë jemi ne që t’ju plotësojmë ju çfarë doni (VIDEO)

Ndalimi i koalicioneve ka sjellë debate në studion e Report Tv mes kreut të PAA-së, Agron Duka dhe sekretarit Organizativ të PS-së, Arben Pëllumbi.

Duka: Me llogari matematikore ndalimi i koalicioneve është në favor të Ramës. Se disa vota që dilnin tepër, plus herësit që duhet për një mandat, grumbulloheshin te thesi i opozitës dhe kjo nuk i intereson Ramës. Ky Basha ose me qen budalla, ose me qen i shitur, se s’ka si të jetë dakord dhe të ketë bërë marrëveshje.

Gjatë debatit me sekretarin organizativ të PS, Arben Pëllumbi, Duka ka ngritur tonet duke akuzuar PS si parti mashtruese që po bën çmos që të marrë pushtetin me truke elektorale.

Pëllumbi: O Gon se ke goxha eksperiencë…

Duka: Ore çfarë quan lista të hapura ti…mos shkonte në Këshill Politik të thoje duam lista të hapura apo të firmosje 5 qershorin. Nuk zbatuat një zotim

Pllumbi: Kush nuk e zbatoi?

Duka: Ti thu i kam dhënë opozitës, Bashës i kam dhënë mundësi për komisionet…pse nuk i plotësuat ju atë që kërkuam ne, për mosndalimin e koalicioneve?

Pëllumbi: Pse çfarë jemi ne që t’ju plotësojmë ju çfarë doni ju? Po normal për të fituar do mendojmë ne të gjithë

Sigurisht Duka ka peshën specifike në zonë, ka votat e tij. Unë kam një vend tjetër në PS, nuk është si unë Goni, ai ka votat e tij unë kam siglën e partisë.


Lajmi kryesor:

Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, Duka: Opozita e bashkuar duhet të reagonte më ashpër, të shkonte deri në protesta! Pëllumbi: PS-ja nuk mori asgjë


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë