Debate te Komisioni i Shëndetësisë/ Manastirliu: Buxheti i vitit 2022 do të rrisë ndihmën ekonomike, 450 mijë qytetarë do përfitojnë nga rimbursimi i barnave! Duma: Fol me shifra konkrete

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u shoqërua me debate teksa ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se falë reformës që kanë ndërmarrë në vitin 2018 dhe sistemit të ri për mbrojtjen sociale, ndihma ekonomike ju shkon atyre që kanë më shumë nevojë. Ajo bëri me dije se buxheti i vitit 2022, për të cilin janë mbledhur, do të rrisë ndihmën ekonomike ku tregoi dhe kategoritë e caktuara se si do përfitojnë.

Nga Partia Demokratike u kërkua që ministrja e Shëndetësisë të fliste me shifra konkrete, kryetarja e komisionit Albana Vokshi i kërkoi Manastirliut t'i përgjigjej pyetjes.

"Në një sistem ku kërkohet ndihmë sociale, shteti mbështet atë që ka më shumë nevojë. Gjetëm 40 mijë familje që merrnin 1 mijë lekë. Çdo familje aplikuese në skemë, do përfitojë gjithë paketën e ndihmës, jo vetëm cash, por subvencion për energjinë elektrike, librat falas, etj. Pra ështrë një paketë e plotë."-tha ajo.

Teksa u pyet nga deputetja Grida Duma se përse nuk e bën transparente pikëzimin, Manastirliu tha se mund të mos ju pëlqejë realiteti, sepse ju mund të evokoni kohët kur ndihma ekonomike ishte një instrument që ju e kishit të barabartë me votën.

"Vendimi i Këshillit të Ministrave është në fletoren zyrtare dhe nuk ka lidhje as me lavatriçe e as frigorifer, se kanë qenë në kohën tuaj këto."-tha Manastirliu.

Teksa deputetja e PD Grida Duma i tha t'i përgjigjet pyetjes që iu bë, e të mos e anashkalojë, ministrja e Shëndetësisë theksoi se të flasësh për ndihmën ekonomike, duhet të jemi konkret.

"Fol me shifra se je në komision parlametar, jo hartime"-tha Duma.

 “Të gjithë kriteret e ndihmës ekonomike janë transparente dhe kollaj të aksesueshme për të kuptuar më shumë se kë ka ndihmuar kjo reformë. Kjo reformë ka adresuar varfërinë. Nga ata të cilët aplikojnë në skemë, mbi 95 për qind janë përfitues. Janë familje, shteti ofron ndihmë direkte. Pjesa tjetër që nuk përzgjidhen nga sistemi, janë pjesë e përfshirjes nga bashkitë, me kritere të posaçme që bashkitë kanë. Aty ku sistemi është i ftohtë, atëherë ndihma vjen direkt nga një sistemi që bashkia e miraton përmes këshillit bashkiak.”-tha Manastirliu.

Më tej, teksa foli me shifra konkrete për përfituesit e ndihmës ekonomike, Ogerta Manastirliu theksoi se cilët janë masat që shteti do të marrë sa i përket buxhetit të vitit 2022.

“Janë rreth 70 mijë familje të cilat përfitojnë direkt nga ndihma ekonomike që jepet nga shteti, por buxheti i vitit 2022 për të cilin jemi mbledhur ne këtu sot, do rrisi masën e ndihmës ekonomike me 10 për qind. Do dyfishojë rrisi masën për familjet  që kanë tre fëmijë deri ne 18 vjec. Dhe do trefishojë masën e ndihmës për jetimët, dhe grave të dhunuara e të trafikuara.

Dua të ndalem te fenomeni i dhunës në familje. Do forcojmë mekanizmat referues për mbrojtjen nga dhuna. Buxheti 2022 reflekton edhe këto programe dhe politika mbështetëse direkte, sepse mbrojtja e grave janë të rëndësishme."-tha Manastirliu.

Sakaq, ministrja Manastirliu tha se nga skema e rimbursimit të barnave do të përfitojnë 450 mijë qytetarë. Ajo tha se financimi publik për shëndetësinë është dyfishuar, ndërsa kujtoi se në çfarë gjendje ishte në vitin 2013 financimi publik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Manastirliu në Komisionin e Shëndetësisë: Financimi publik për shëndetësinë është rritur, 450 mijë qytetarë do përfitojnë nga rimbursimi i barnave

Ministrja Ogerta Manastirliu tha në Komisionin e Shëndetësisë, se financimi publik për shëndetësinë është rritur krahasuar me vitin 2013. Manastirliu tha se në parashikimin e buxhetit 2022 në skemën e rimbursimit të barnave, do të përfitojnë më shumë se 450 mijë qytetarë. Ministrja tha se financimi publik për shëndetësinë është rritur dhe sot është 63.5 mld lekë.

"Financimi publik për shëndetësinë është rritur vit pas viti. Në 2013 e gjetëm 40 e pak për qind financimin për shëndetësinë, sot e kemi 60 për qind. Jo vetëm që është rritur, por është dyfishuar krahasuar me vitin 2013. Qytetarët nga buxheti 2022 do përfitojnë sepse për të gjithë skemën e ribursimit të barnave, do të përfitojnë më shumë se 450 mijë qytetarë. Gjithë paketa anti-COVID, janë parashikaur në buxhetin 2022 brenda skemës së rimbursimit të barnave. Financimi publik për shëndetësinë është rritur. Sot është 63.5 mld lekë. "-tha Manastirliu.

Ora 11:37
Pagat e mjekëve, Pampuri në Komisionin e Shëndetësisë: Rritja 6 për qind e papërfillshme! Të nevojshme qendrat komunitare të shëndetit mendor

Deputetja e PD, Oriola Pampuri, tha në Komisionin e Shëndetësisë se rritja e pagave të mjekëve 6 për qind, është e papërfillshme. Sakaq, ajo tha se kur të kemi një rritje të konsiderueshme, do të japin mbështetjen e tyre ndaj qeverisë. Më tej, Pampuri tha se është e nevojshme që të ketë qendra komunitare të shëndetit mendor.

"Sa i përket pagave të mjekëve mos e thoni më atë rritjen 6%. Ju e dini shumë mirë se kjo është rritje e papërfillshme. A ia bëjmë dot mjekëve 1500 euro rrogën?! Kur të kemi një rritje të konsiderueshme hajdeni këtu dhe ju premtoj se do të keni edhe mbështetjen tona.  Ju e dini sa e nevojshme është që të ketë sot qendra komunitare të shëndetit mendor. Edhe në këtë buxhet nuk shoh asnjë rresht që ta konsiderojë këtë prioritet."-tha Pampuri.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë