Debate te ‘Ligjet’/ Çupi-Pirdenit: U shpenzuan 190 mln euro tender sekret dhe s’ka mbrojtje kibernetike! Bushka: Po del jashtë teme

Projektligji për krimin kibernetik ka shkaktuar debate mes deputetes së PD, Dhurata Çupi dhe kryetares së Komisionit, Klotilda Bushka Ferhati. Teksa diskutohej në Komisionin e Ligjeve për aderimin e Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike, Cupi i tha zv ministres së Drejtësisë se nuk ka mbrojtje kibernetike, ndonëse janë shpenzuar 190 milionë euro në tender sekret. Në përfundim e pyeti nëse po zhvillohen hetime për këtë cështje.

Bushka iu kundërpërgjigj duke i thënë se po del jashtë teme, ndërsa zv.ministrja Adea Pirdeni i bëri me dije se do t’i sillte përgjigje me shkrim.

Çupi: Janë shpenzuar 190 mln euro në tender sekret për mbrojtjen kibernetike dhe s’kemi mbrojtje, a keni hetim për këtë? Këtu ishte dhe kreu i DISK, që dha një përgjigje për të cilën duhet marrë në hetim, a ka drejtoria anti korrupsion brenda Ministrisë së Drejtësisë një përgjigje për këtë?

Bushka: Po dilni jashtë teme, nuk mund të kaloni në këto pyetje që slidhen me projektligjin...

Çupi: Lëre të përgjigjet, si cakton ti pyetjet!

Zv/Ministrja Pirdeni: Përgjigjen do ja u sjell me shkrim...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare