Debate te ‘Siguria’, Salianji: Sillni ministrin e Brendshëm se ça s’ka ndodhur! Naço: Lus Zotin të mblidheni 7 deputetë të bëni kërkesë! Deputeti: Perëndi ke Ramën ti

Shërbëtorët e krimi janë njerëzit e policisë ishte kryefjala e debatit me tone të larta në komisionin parlamentar të sigurisë nxitur nga arrestimi i shefit të komisariatit të Laçit si personi i lidhur me baronin e drogës Gëzim Çela në trafikimin e drogës. Përpara se mbledhja e komisionit të ndërpritej, Deputeti demokrat, Salianji ngriti akuzë të drejtpërdrejt deputetit socialist Alban Xhelili të cilin e akuzoi se kishte ardhur në politikë i mbështetur nga eksponentë të krimit. 

Pjesë nga debati: 

Salianji: Do bëjmë ndonjëherë ndonjë gjë për interesin publik apo do vazhdoni të bëjmë ligje klienteliste. Apo do vazhdojmë të bëjmë hajde këtu ngri dorën dhe ik sikur ke ndonjë nxitim.

Naço: Folët 360 gradë për gjithçka, harruat diçka lidhur më kërkesat që bëni. Është e diasata herë që ripërsërisni një kërkesë për ministrin e Brendshëm dhe nga deputetë nga 7 deputetë që duhen jeni gjithnjë 6. Lus Zotin të bashkoheni të bëheni 7.

Xhaferraj: Kryetar se kam vënë re që interpreton, s’ke të drejtë të interpretosh

Naço: Ka rregullore këtu.

Salianji: Lutjuni Ramës, se po të kishit Zot ju do ishit ndryshe. Ne po themi që në këtë komision

Naço: Po flasim për komisionin këtu. Se pastaj thoni që kryetari na bullizon

Opozita vendosi te largohej nga komisioni ndërsa çështja e kodit penal të përfshirë në rend dite u vendos të shtyhej në një tjetër mbledhje me prezencë të anëtarëve të opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Salianji përplaset me deputetin e PS-së te Siguria: Mos mu drejto mua si gangster, je pocaqi!  Ke ardhur këtu me mbështetje nga krimi

 

Deputeti demokrat, Salianji ka debatuar ashpër ndaj deputetit socialist Alban Xhelili të cilin e akuzoi se është i mbështetur nga krimi.

‘Qeshni qeshni, se ju merrni vini të merrni një rrogë këtu dhe e mbyllni. Mos mu drejto mua si gangster, drejton dot këtu. Ti je jo ushtar, që s’ngre dot as zërin as për të ngritur dorën.

Ti je pocaqi që ke ardhur në Parlament për të ngritur dorën, ti ke ardhur këtu i mbështetur nga krimi.’- tha Salianji.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale