Debatet, 12 orë akuza dhe fyerje mes
deputetëve për shkakrimin e Muhos

Debatet, 12 orë akuza dhe fyerje mes<br />deputetëve për shkakrimin e Muhos
DOKLE: Problemi i Shqipërisë janë korbat e zinj që u janë sulur institucioneve të pavarura. Dhe të vesh minat në themelet e shteti do të thotë që demokracia po merr fund. Kjo turrje mbi institucionet është turrje e korbave të zi mbi zgjedhjet e lira dhe të drejta.

TOPALLI: Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV e tij se nuk tregon se është i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut. Për të Dhori Solllaku ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhjen me krimin dhe kriminelet me të rrezikshëm. Ky është peng i krimineleve, kësaj i thoni ju KQZ e pavarur, ky është turpi i parlamentit, ju ftoj të bashkoheni e të mos ndaheni me maxhorancën për të shkarkuar këtë nga detyra. Harrojeni se do i merrni zgjedhjet në tavolinë.

XHAFAJ: Ndryshimi i rregullave të lojës nuk mund të ndryshojë në këtë fazë të procesit. Problemi i mazhorancës është se nuk ka numrat. Jam i surprizuar nga paturpësia e Jozefinës, ku ishit dje që e miratuat Muhon. Pranoni që keni qenë sylesh apo e përdorët si peng për të mbajtur me doemos pushtetin. Është turpi juaj dy herë.

TOPALLI: Nuk është i pavarur, është barazpeshë politike, në bazë të praktikave të mira të Komisionit Evropian. E kupton Ilir, se kupton more Ilir. Ca thonte gjyshi kot për këto raste.

HALIMI: Iliriani sipas jush na qenka heroi i zgjedhjeve, por ai e ka bërë baltë ka mashtruar gjithë shqiptarët. Edi humbet edhe kur merr për veshi presidentin edhe i thotë të votojë për të, edhe kur merr Ilirianin, as me Bamirin as me Ilirianin nuk fiton. Si bën derman askush Ramës as Muho.

IMAMI: Në këtë mënyrë opozita e re pansocialiste bllokon madje dhe pakicën bllokuese që është e drejtë që e kemi njohur për çdo opozitë. Opozita do ti fitojë zgjedhjet në tavolinë, sepse nuk ka shpresë për t`i fituar me vota. Opozita është keqbesimin.

NACO: LSI i është bashkuar ju për miratimin e 3 ligjeve, pasi dhe vëmendja e ndërkombëtarëve është kthyer me sy nga Shqipëria. Ju sot po i bëni nder të madh të majtës shqiptare dhe po e bashkoni. Sot po shuani ëndrrat e shqiptarëve për të pasur zgjedhje të lira.

Majko: Ky zoti Ilirian Muho qenka pika e ndershmërisë ku do të diskutohen zgjedhjet në Shqipëri? Sa ishte LSI në koalicion me qeverinë ky ishte burrë shumë i mirë dhe garantonte zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe sapo ndërroi balanca politike ndërroi menjëherë i gjithë Kodi Zgjedhor, vetëm nga një individ dalka që u ktheka në thyerje të shtyllës kurrizore të zgjedhjeve. Kjo është të ulërasësh në rrugë, e jo më në mes të Parlamentit.

Klosi: Ai është një tigër prej letre ai është një njeri që ka marr fund nga çdo gjë.

BEJTJA: Znj. Topalli, ti je shëmbëlltyra e gënjeshtrës, tek i the qëparë gjysmës së Kuvendit, gjysmës së Shqipërisë, ”qelbësira”. Lefteri Lleshi, mos është shoqja juaj? A e keni vënë ju atë? A hani dreka darka bashkë, a shkoni bashkë nëpër pikniqe? Si i ka marrë ajo vendimet, si i thotë PD-ja apo ligji? Presidenti, mos është gjë anëtar i PD-së?

Topalli: Nuk m'i shtrembëron ti mua fjalët. Unë të përsërita fjalët e Kryetarit tënd dhe ideologëve të tij që kërkuan në 2004-ën “Qelbësira të të gjitha vendeve, bashkohuni”. Ajo që po ndodh është “koalicioni i qelbësirave”. Ti nuk mund t’i thuash “e pavarur asaj që është barazpeshë politike.

Balla-Bregut: Zonjë me flamurin e BE-së dhe stemën e ministrisë nga mbrapa, ke dalë dhe ke bërë avokatinë e një klani kriminal në Itali “Sacra Corona Unita”, madje ke marrë në mbrojtje individë dhe kriminelë të kësaj organizate dhe nëse aplikoni të njëjtin standard siç doni të aplikoni sot, jep dorëheqjen nga ministre e Integrimit, pastaj kërko largimin e anëtarit të KQZ-së. Me të njëjtin standard siç po i kërkon Ilirjan Muhos të largohet, largohu edhe ti nga qeveria

Bregu: E di pse nuk trembeni dot njeri ju, e para sepse ti je shpifës me pagesë. Si dordolec kur bërtet nuk tremb dot asnjë nga laraskat e tjera që vijnë vërdallë.

Ruçi: Arben Ristani i shkarkuar nga dekreti jot si president dhe i dënuar me vendim gjykate dhe me burg pse e vendose kryetar të KQZ? Për të vjedhur dhe manipuluar dy palë zgjedhje?

Topalli: S`ju ka mundur Ristani more jo u kanë mundur tiransit

Largohen deputetët e PS

Berisha: Nuk do të kesh frikë nga pyetja jote. Midis Albana Vokshit dhe Arben Ristanit ju votuat Arben Ristanin. Ju e dini se nuk janë të vërteta ato që thatë për të. Kërkoju të falur qytarëve.

Topalli: Ju lutem o ulini ose largohuni...largohuni. Kjo është PS. Byroja do mblidhet, nuk i merrni me dhunë deputetët. O partia e dhunës.

Përplasje Gazmir Bizhga-Kastriot Islami

Topalli: Ju doni te dhuhnoni votën e lirë s`donit të linit deputetë tuaj të votojnë.

Islami: Nuk jam as i dëshpëruar, as i gëzuar ndjej keqardhje për gjithë grupin socialist. Pavarësisht se njëri nga kolegët më kërcënoi unë e mirëkuptoj, e toleroj dhe e fal. Unë do vazhdoj me qetësi të jap kontributin tim modest në këtë parlament.

Topalli: Do mbledhim Byron. Ndaj atyre horrave që kërkojnë të kërcënojnë deputetët e Shqipërisë. Ky s`pyet fare për presionin e KQZ. Kështu bëjnë burrat. I pabesë hilqar, kërkon të godasë dhe ikën.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur