Debatet/Blushi: Dua materialet 
zgjedhore, Ruçi: Bëj kërkesë 

Debatet/Blushi: Dua materialet <br />zgjedhore, Ruçi: Bëj kërkesë 
Ndonëse ishte parashikuar si një mbledhje rutinë, prania e Ben Blushit ka prodhuar debat në grupin e PS-së. Deputeti kundërshtar i Ramës ka hedhur sërish akuza për rezultatin e referendumit.
 
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Blushi ka kërkuar akses tek materialet zgjedhore të referendumit.

Kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, nga ana tjetër i ka rekomanduar të bëjë kërkesë tek komisioni i zgjedhjeve të PS-së dhe kjo strukturë mund t’ia vejë në dispozicion.

Po ashtu Blushi është ankuar për faktin se nuk është lejuar të ketë vëzhdues për referendumin.

"Nuk ke depozituar asnjë kërkesë për të pasur të tillë”, mësohet t’i jetë përgjigjur kryetari i grupit i cili në mungesë të kryetarit Rama ka drejtuar mbledhjen.
 
Ndërkohë, kryeministri dhe njëherazi kryetari i PS, Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Debate në mbledhjen e grupit parlamentar socialist ka patur edhe për mungesat e përsëritura të ministrave në Parlament. 

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, deputeti Erion Braçe kërkoi që ata të vijnë në kuvend për të mbrojtur punën e tyre përballë opozitës. 

"Ministrat duhet të jenë të pranishëm në Kuvend gjatë seancës. Ne mbrojmë punën e ministrave në Kuvend, ata mungojnë. Dhe jo të vijnë në Kuvend vetëm kur vjen kryeministri se kur është ai vetë, ju jeni rehat në sallë", ka deklaruar Braçe.

Asnjë nga ministrat nuk ka kundërshtuar këtë fakt ndërsa, kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi u ka kërkuar llogari për këto mungesa të përsëritura sipas tij, duke u dhënë ultimatumin që të jenë domosdoshmërish të pranishëm në seancë.

Nuk ka munguar as këtë të hënë problematika për prodhimet bujqësore të zonës së Lushnjes si pasojë e farave difektoze.

Debatet në grupin e PS
 
Blushi: Dua të më vihen në dispozicion materialet zgjedhore të referendumit. Jam i bindur që pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe rezultati nuk është ai.
 
Ruçi: Nuk jemi ne përgjegjës për materialet zgjedhore.
 
Blushi: Ku janë procesverbalet?
 
Ruçi: Bëji kërkesë komisionit zgjedhor të partisë për materialet

Blushi: Nuk mu lejua të kisha vëzhgues në referendum. 

Ruçi: Nuk ke depozituar asnjë kërkesë zyrtare për këtë. 
 
Gjylameti: Gjatë seancës së të enjtes ne ishim të shqetësuar për kolegun Braçe, ndërsa Blushi vinte dhe me kërkonte llogari për shifrat e anëtarësisë. 

Ruçi: Është respektuar Kodi Zgjedhor i partisë. Kanë votuar vetëm anëtarët e regjistruar deri në 31 dhjetor 2015.

Ankesat e deputetëve për mungesën e ministrave në seancën e Kuvendit

Braçe: Ministrat duhet të jenë të pranishëm në Kuvend gjatë seancës. Ne mbrojmë punën e ministrave në Kuvend, ata mungojnë.  
 
Ruçi: Ministrat të jenë të pranishëm në Kuvend. Është ngritur dhe herë të tjera ky shqetësim dhe ju vazhdoni ta shkelni këtë detyrim.
 
Braçe: Të jenë në seancë, dhe jo të vijnë vetëm kur vjen Kryeministri, se kur është ai vetë, ju jeni rehat në sallë. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera