Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur pas debateve të zhvilluara sot në mbledhjen e Grupit të PS, lidhur me transferimin në paraburgimin e Fierit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Referuar deklaratave të Erjon Veliaj se nuk iu vu në dispozicion urdhri i transferimit, deputeti Bledar Çuci, kreu i komisionit për Çështjet e Brendshme, i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, të bëjë publike dokumentin zyrtar të Drejtorisë së Pergjithshme të Burgjeve, mbi të cilin është bërë transferimi i Veliajt.

Balla tha se çështja e transferimit të Veliajt në Fier dhe procedura e ndjekur, duhet të trajtohet me përparësi, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare.

“Jo për shokun tim Erion Veliaj, por për këdo tjetër, kushdo që më ka dërguar si deputet një ankesë, padyshim që ja kam kaluar ministrave të Drejtësisë. Rasti në fjalë nuk lidhet me ministrin Gogu. Edhe nga ish-Presidenti Ilir Meta kam marrë ankesa. Do verifikohet jo vetëm nga Avokati i Popullit e ministri i Drejtësisë. I kam kërkuar Komisionit të Mbikëqyrjes, në kuadër të punës që ka, të mbikëqyrë këtë çështje. Kam besim që edhe çështja në fjalë do të duhet të trajtohet në kuadër të procesit të integrimit në BE, ku duhet të plotësohen të gjitha kriteret që lidhen me trajtimin e të paraburgosurve”, tha mes të tjerash Balla.


Lajmi kryesor:

Skandali me izolimin e Veliajt në një birucë në Fier, Xhafaj e Çuçi shkresë Ministrit të Drejtësisë, kërkojnë sqarime për procedurën! Deputeti i PS-Gogut: Nëse s’ke informacion, kot rri në detyrë