Debatet dhe akuzat e artistëve, Margariti: Ndjesia legjitime, por dora ime është e shtrirë

Ministrja e Kulturës Margariti teksa komentoi artistët që kundërshtuan shembjen e Teatrit tha se "Cdo ndjesi e tyre është legjitime dhe si në cdo proces dialogu ka edhe persona nuk do të bien dakord, por nuk mund të jetë një element që të stopojë përjetësisht një vendimmarrje. Mendoj se është pjesë e paevitueshme e cdo dialogu".

Por si do ta ketë emrin teatri i ri? "Këto janë të tepërta për t'u diskutuar tani, emri është një ankes i largët i të vënit, cfarë emri do të mbajë".

"Dora ime ka qenë e zgjatur që në ditën e parë që kam hyrë në këtë institucion. Këtë e konfirmojnë edhe shumë artistë, nuk jam personi që pret, por krijon ura. Jam e gatshme, dera e ministrisë është e hapur.

Kam pritur plot artistë. Nuk mund të quaj artistë vetëm ata që lidhen me teatrin. Të mbledhësh të gjithë artistët do të ishte shumë bukur, ndoshta do i thërrasim të gjithë, por nuk e di a do i mbajë oborri" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kulla te teatri? Elva Margariti në Report Tv: Gabim që godina të mos ketë dhe funksione të tjera! Çështja u politizua nga opozita


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë