Debatet te 'Ligjet'/PS miraton e
vetme pr/buxhetin për 2018

Debatet te 'Ligjet'/PS miraton e<br />vetme pr/buxhetin për 2018<br>
Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen projektbuxhetin e vitit 2018 vetëm me votat e mazhorancës. Mbledhja është shoqëruar me debate të forta mes anëtarëve, teksa është diskutuar miratimi nen për nen i projektbuxhetit të vitit 2018. Kreu i komisionit, Ulsi Manja, është përplasur me deputeti i djathtë, Eduard Halimi, ku ka ndërhyrë dhe socialisti Bashkim Fino.

Ky i fundit ka bërë dhe një përmbledhje të mënyrës si do ndahet buxheti i 2018, ku 30 milionë lekë shtesë i shkojnë Presidencës, ndërsa Prokurorisë nuk i jepen punonjës shtesë.

Fino: 30 milionë lekë shtesë Presidencës. Prokurorisë nuk i japim punonjës shtesë. I kanë aty nëse ju duhen nga Reforma në Drejtësi. 2 milionë lekë shtesë për Avokatin e Popullit. Gjykata Kushtetuese 8 punonjës dhe 11 mln lekë shtesë.

ILDKP i japim 4 milionë lekë. Hapjes së dosjeve i japim 30 milionë lekë për godinën.

Shkolla e magjistraturës 4 punonjës shtesë dhe 24 milionë lekë. Komisioni i pavarur i kualifikimit 15 milionë lekë shtesë.

Halimi: Xhiroja vjetore e droges në vit 5 miliardë euro. Buxheti i shtetit 4 miliardë euro. E thotë reportazhi i BBC.

Manja: Po e tha BBC dhe ti, është e vërtetë

Halimi: Mafia në Shqipëri e ka mundur shtetin. Ka buxhet më të madh se shteti

Manja: Të bëhemi serioze. Nuk ka lidhje kjo me buxhetin

Halimi: 90 tendera me 20 milionë euro ka marrë në një vit një kompani në Elbasan. A ka lidhje kjo me trafikun e drogës?

Fino: Ne duhet të bëjmë punë në këtë komision. Sillni amendamente nëse doni. Jo të hapni kasetat.

Manja: Ke të drejtë, por nuk ja prish dot z. Halimi se e kam nënkryetar

Naço: Kryetar mos bini nën presionin e z. Fino. Na lër të diskutojmë nen për nen. Të bëjmë pyetjet e të sqarohemi

Naço: 125 milionë lekë për indeksimin e pensioneve. Janë rritur pensionet apo po ju jepni një kaposh për vitin e ri?

Ministri i Financave: Ligji kërkon vetëm indeksim. Fondi për indeksim është parashikuar

Naço: Ka vetëm indeksim të nderuar qytetarë. Për këtë arsye do të votoj kundër nenit 4. Nuk janë rritur pensionet. Keni hequr vetëm taksat për shtresën e varfër. Nuk mendoni për të varfrit. Lojërat e fatit nuk i taksoni. Ata i keni xhan të gjithë. Doni që ata të pasurohen.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari