Debatet e djeshme te ‘Ligjet’ për Portin e Durrësit, Bardhi: Vetëm në regjimin korruptiv të Ramës hiqet e drejta e fjalës, kërkuan masë disiplionore

Debatet e djeshme te ‘Ligjet’ për Portin e Durrësit, Bardhi: Vetëm në regjimin korruptiv të Ramës hiqet e drejta e fjalës, kërkuan masë disiplionore

Gazment Bardhi dhe Klotilda Bushka te 'Ligjet' dje

Për deputetin demokrat Gazment Bardhi miratimi i projektbuxhetit për Portin e Durrësit është një akt korruptiv. Deputeti shkruan se ndaj tij është kërkuar një masë disiplinore pasi pas votimit në komisionin e Ligjeve, i ka hedhur mikrofonin drejtueses së seancës, Klotilda Bushka. 

Debatet e shumta ditën e djeshme fillimisht në Komisionin e Ekonomisë e më pas te Ligjet për Portin e Durrësit bënë që projektbuxheti për projektin të miratoheshin vetëm nga mazhoranca. Ka qenë një përplasje e Gazment Bardhit me Klotilda Bushkën me tensione ajo që ka bërë që mbledhja të mbyllet me tensione. 

Bardhi shkruan se vetëm në një regjim të korruptuar nga Edi Rama mund të hiqet e drejta e fjalës së deputetit. Ashtu sikurse edhe në mbledhjen e djeshme, Bardhi shton akuzat ndaj mazhorancës për portin e Durrësit ku nënvizon se Rama dhe të ashtuquajturit vullnetarët e tij synojnë të pastrojnë 2.1 miliardë euro të korrupsionit qeveritar.

“Vullnetarët e Edvinit paskan kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj meje se paskam reaguar pse opozitës i hiqet e drejta kushtetuese për të folur në Komision ndaj aferës korruptive të Portit të Durrësit.

Çdo deputet ka të drejtën të diskutojë për një projektligj dhe mohimi i kësaj të drejte është shkelje flagrante e Rregullores! Vetëm në regjimin korruptiv të Edi Ramës ndodh që deputetëve tu mohohet e drejta e fjalës dhe më pas ato të mbajnë përgjegjësi pse reagojnë ndaj shkeljes së Rregullores.

2.1 miliard euro të korrupsionit qeveritar që Edi Rama dhe vullnetarët e tij synojnë të pastrojnë në projektin e portit të Durrësit nuk fshihen dot as me masa disiplinore dhe as me heqjen e të drejtës së fjalës në Komision. Faktet e kësaj afere korruptive kanë dalë e do dalin në dritë çdo ditë. Përgjegjësia për këtë nuk është disiplinore, por penale! Faktet nuk i fsheh dhe nuk i manipulon dot as një Olsi për llogari të një Olsi, siç u bë me dosjen “Xibraka”!”- shkruan Bardhi.

Ky reagim vjen pasi se së fundmi projekti i portit të Durrësit ka nxitur një sërë debatesh me akuza nga ana e opozitës ndaj socialistëve. 

Për opozitën, qeveria e ka me “ngut” këtë projekt dhe kjo i bën të dyshojnë, mirëpo Shalsi tha se po nxitojnë pasi Shqipëria nuk e ka luksin që të humbasë në kontratë të këtyre nivele.

Pavarësisht debateve të djeshme, që zgjatën mbi katër orë, Komisioni Ekonomisë kaloi vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen, e cila do marri vulën përfundimtare në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese të mërkurën. Porti i ri do të ketë 280 vende ankorimi Yahtesh, me një gjatësi lineare 3.8 km, nga 2.2 që ka sot si port tregtar. 

Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare