TIRANE-Teksa ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati kërkon që PS të kërkojë falje për rastin e Valdrin Pjetrit, kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie Taulant Balla thotë se është pikërisht Bushati propozuesi i kandidaturës ne kryesi, duke qenë se mbante postin e drejtuesit politik të qarkut. Në një intervistë për Report tv, Balla thotë se PS i ka kërkuar tashmë falje popullit të Shkodrës.
"Ish-ministri Bushati është pjesë e Kryesisë së PS-së dhe në cilësinë e të deleguarit politik ka qenë propozuesi i kandidaturës në kryesi. Bashkë, unë si sekretar i përgjithshëm, ai, kryetari i partisë, kryesia e partisë, falje i kanë kërkuar popullit të Shkodrës që nuk mund të fillojmë punën menjëherë prej 21 gushtit për të ndryshuar qeverisjen vendore të Shkodrës" tha ai.
Deklaratës së Metës për kthimin në Parlament, Balla e ka quajtur një detyrim ndaj ligjit dhe Kushtetutës.
"Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit përcaktojnë domosdoshmërinë e së drejtës së personit në hetim për t'u dëgjuar nga komisioni hetimor dhe detyrimi dhe ushtrimi i kësaj të drejte për mua nuk përbën lajm, thjesht secili duhet të respektojë ligjin" tha ai.
Edhe pse presidenti dhe opozita jo parlamentare njohin datë të vetme zgjedhjes 13 tetorin, PS është e vendosur për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme, madje sipas Ballës me një kandidat shumë të mirë.
"Mezi presim procesin e ri zgjedhor në Shkodër me një kandidat shumë të mirë me qëllim që të marrim përgjegjësinë e rëndësishme të qeverisjes vendore të Shkodrës" përfundoi ai.
PS ka vendosur ristrukturimin total të degës së kësaj partie por nuk i është dhënë ende një zgjidhje konkrete ngërçit të cështjes së Valdrin Pjetrit.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
Dole bllof o Balle. Tregove qe I zgjidhni kandidatet shoku I ketij e I atij se e njef ky dhe ai. Beni mor Shok votime aty ne PS te qarkut, boll me Komandime.
Përgjigjukokcepi fshatar qenka bere me zyre? hahahahhaba
PërgjigjuShkodres nuk i duhet falja juaj por kryetari dhe investime te menjehershme.Me faljet tuaja nuk fshim as by...n.Prap Shkodren do ja lini ne dore PD-se
PërgjigjuSkan se ku me i gjet se nuk ka socialista Shkodra
Edhe tek hoteli qe ka ne Farke prape Ditmiri ta propozoi qe ta frekuentoje apo e njihje edhe vete personalisht?
Përgjigju