Debati Boçi-Gjebrea në Report Tv: Opozita frikë nga drejtësia? Po Rama Xhafa e Tahiri?

Debati Boçi-Gjebrea në Report Tv: Opozita frikë nga drejtësia? Po Rama Xhafa e Tahiri?

Luçiano Boçi dhe Elona Gjebrea gjatë debatit sot në Report TV

Sot të ftuar në emisionin "Repolitix" në Report TV për të diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe luftën ndaj krimit në vend ishin të pranishëm deputeti demokrat Luçiano Boçi, Elona Gjebrea, deputete socialiste, Ilir Kalemaj analist dhe politikani Gjergj Koja.

Lidhur me kritikat që kryeministri Edi Rama bëri ndaj deputetëve holandezë që vizituan Tiranën dhe që u shprhën skeptikë për integrimin e vendit tonë në BE, Boçi tha: “Ishte si pozicioni i një fëmije që nuk i kanë dhënë karamelen e radhës”.

Gjergj Koja: Skepticizmi i Ramës ndaj eurospektikëve është në të mirën tonë. Ky skepticizëm i kryeministrit është në favor të Shqipërisë. Sfida është e tillë që këtij kryeministri, pa tifozllëk, them se i ka ngelur merita që përfundimisht ta bëjë seiroz procesin e integrimit, me gjitha kushtet që BE i vuri.  

Elona Gjebrea: Rekomandim Shqipëria e kishte marrë edhe më 2010, por vetëm në 2014 u bë vend kanidat, pra brenda katër viteve.

Ilir Kalemaj: Serbia e ka marrë për dy vjet, jo rekomandimin, por hapjen e negociatave. Ne jemi dy vjet më pas Serbisë dhe Malit të Zi. Pse nuk hapen? Sepse u kanabizua Shqipëria. Gazeta gjermane Die Welt thoshte se 1/3 e kanabisit në Evropë vjen nga Shqiparia. Raporti i DASH, e përshkruante Shqipërinë si vend tranzit i drogërave të forta.

Boçi: Basha e ka bërë lobimin, s’ka pse ta bëjë me Ramën, e ka bërë vetë, ka linjën e vetë politike. I kanë frikë grekët kur japin dhurata. Kur takon Ramën, kontrollo dorën. Pabesia e Ramës është epike. Rama sa ç’ishte transparent në gjuhën e tij në video, aq ka qenë edhe me opozitën. Rama që thotë nuk keni parë gjë akoma, dhe që ka kapur drejtësinë, qenka i sinqertë me opozitën.

Koja: Hapja e negociatave e vë Shqpërinë në një monitorim më të fortë. Ka shumë rryma politike në Shqipëri që gëzojnë kaq shumë qeë nuk po hapen negociatat.

Kalemaj: S’ka asnjë shqiptar që të gëzojë për moshapjen e negociatave. Në Ballkan hapja e negociatave përdoret si kapital politik dhe jo si e mirë në vetvete. Ka eurospekpticoizëm, si holandezët e 7 partive e apo e CDU-së gjermane, apo e francezëve, nuk është euroskepticizëm i orientuar drejt krahëve politikë në Shqipëri.

Gjebrea: 5 prioritetet nuk i janë vënë Sjhqipërisë, por janë edhe me vendet e tjera. Është sfida jonë që të ecim sa më shpejt. Por është e qartë që ne për nivelin e përgatitjes për anëtarësim jemi shumë mirë dhe përpara disa vendeve.

Rasti Tahiri

Boçi: Nuk bëhet fjalë për Tahirin, por për Edi Ramën. Ajo prokurore (Arta Marku) u zgjodh dhe u vu në atë detyrë për atë pozicion që është.

Gjebrea: Është e qartë kush ka frikë nga reforma. Opozita nuk e lë Prokurorinë të bëjë punën e vetë, por është vënë ajo në rolin e prokurorisë. Jeni të frikeësuar.

Boçi: Tahiri, Rama, Xhafaj, kush është i frikësuar? Janë prishur të gjitha provat pastaj u dorëzua mandati. Provat i administron prokuroria, jo opozita. Ka pushuar çështjen ndaj Sotës, ka ekstraduar Seitajn. Si e mendoni largimin e Hajdarmatajt, pse u largua pasi para dy ditësh i ktheu shoferin?

Gjebrea: Shkoni në prokurori meqë janë prishur provat. Një politikan i nivelit tuaj kështu duhet të bëjë.

Kalemaj: Reforma në drejtësi ëhstë futur në një rrugë pa krye. Nëse opozita do që të çojë diçka në gjykatë kushtetuese nuk ka kuorum. Edhe Gjykata e Lartë ta kohë që nuk gjykon asnjë çështje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 10/05/2018 11:20

    Ky poçi djegur është komplet idjot dhe krimineli lul shal ngjitmi e kuptoi që ky është idjot dhe e hoqi e ky si i pa turp që është vazhdon pëllet se mendon që do kapi ndonjë gjë nga lul hajdut kriminel shal ngjitmi .

    Përgjigju
  • Fredi: 09/05/2018 22:55

    Boci eshte idiot delirant, por nje pyetje kam per Elona Gjebrene? Cfare beri nje jave me Tahirin ne Greqi dhe a deshmoi ne prokurori per kete? Po per kthimin nga " muaji i mjaltit " me ish minister Tahirin me makinen e trafiksnteve cfare deshmoi? Politika eshte imorale tha Ruci, por politikanet tane jane krhyer ne prodtituta luksi, ku ai qe paguan per epshet dhe perversitetet e tyre eshte populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë