Debati Harris-Trump në një fazë shumë të rëndësishme të fushatës presidenciale

Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga momentet kritike të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Dy kandidatët nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë zhvilluar asnjë bisedë në telefon, por të martën ata do të qëndrojnë në një distancë të afërt nga njëri-tjetri në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në qytetin e Filadelfias. Ata pritet të shkëmbejnë kritika me njëri-tjetrin për 90 minuta, ndërsa u përgjigjen pyetjeve të parashtruara nga dy gazetarë të kanalit ABC, David Muir dhe Linsey Davis.

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të ndjekin debatin mes dy kandidatëve presidencialë. Ky mund të jetë debati i vetëm mes tyre në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Debati mbahet tetë javë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë përpara fillimit të votimit të hershëm në disa nga 50 shtetet e vendit.

Anketat tregojnë se gara është e ngushtë, duke e bërë edhe më të rëndësishëm paraqitjen e mirë për dy kandidatët në debatin, në të cilin ata do të do të përpiqen të tërheqin mbështetjen e një numri të vogël votuesish. Amerikanët këtë vit do të zgjedhin mes kthimit të ish-Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe daljes së Nënpresidentes Harris si kandidate demokrate për postin e presidentes.

Pasi zoti Biden u tërhoq nga gara për president në korrik për shkak të paraqitjes së dobët në debatin e parë me zotin Trump në fund të qershorit, ai mbështeti zonjën Harris si kandidate për presidente. Demokratët u bashkuan shpejt dhe në kuvendin kombëtar të partisë së tyre emëruan zyrtarisht zonjën Harris si kandidate për presidente. Ndërsa Presidenti Biden ishte mbrapa zotit Trump në anketa kur ai u tërhoq nga gara, Nënpresidentja Harris ka një epërsi prej dy ose tre pikësh ndaj zotit Trump në anketat në shkallë vendi.

Rezultatet e një ankete të gazetës Neë York Times dhe Kolegjit Siena, të publikuar të dielën e nxjerrin zotin Trump në epërsi 48 me 47% në shkallë vendi. Megjithatë, gazeta Neë York Times tha gjithashtu se bazuar në rezultatet e shumë anketave të fundit, zonja Harris ka një epërsi ndaj zotit Trump në tre shtete vendimtare - Viskonsin, Miçigan dhe Pensilvani dhe ka mbështetje të barabartë me zotin Trump në katër shtete të tjera të rëndësishme - Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Karolinën e Veriut.

Këto shtatë shtetet pritet të luajnë një rol të madh në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve. Në Shtetet e Bashkuara, një kandidat bëhet president duke siguruar votat elektorale dhe jo duke fituar shumicën e votave popullore në shkallë vendi.

Anketa e re e gazetës Neë York Times dhe Kolegjit Siena tregon se debati është më i rëndësishëm për demokraten Kamala Harris, sepse 28% të të anketuarve thanë se duhet të dinë më shumë për të, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për zotin Trump. Pra, zonja Harris ka nevojë të bëjë një prezantim para publikut amerikan në debatin e së martës më shumë se sa ish Presidenti Trump.

Eksperti i debateve në Universitetin e Miçiganit, Aaron Kall, i tha Zërit të Amerikës se “Debati i së martës është një nga debatet me pritshmërinë dhe rëndësinë më të madhe të të gjitha kohërave. Zoti Trump ka më shumë përvojë me debatet presidenciale, por ai ka një histori të bërjes së komenteve të debatueshme për rivalët në skenë, të cilat mund të largojnë vëmendjen nga diskutimi i çështjeve të rëndësishme mbi politikat”.

“Harris sapo hyri në garë në korrik dhe ende po gjykohet nga votuesit dhe ekipi fushatës së zotit Trump. Ajo duhet të dëshmojë se mund të kritikojë politikat e ndjekura nga zotit Trump kur ai ishte president dhe veprimet e tij të fundit”, tha ai. "Trump është shumë efektiv me kundërgoditjet dhe mund të përdorë një strategji debati shkatërruese nëse mendon se po trajtohet padrejtësisht në skenë."

Eksperti i debateve Kall shtoi, "të dy kandidatët duhet të theksojnë biografitë e tyre tërheqëse dhe aftësitë unike që i bëjnë ata të kualifikuar për të udhëhequr vendin gjatë katër viteve të ardhshme."

Ai tha se të dy kandidatët "duhet t'i bëjnë këta votues të ndihen mirë me mundësinë që ata të jenë presidentë për katër vitet e ardhshme dhe figura të rregullta në ekranet e tyre televizive dhe në dhomat e tyre të ditës".

Zonja Harris po përgatitet për debatin në një hotel në Pitsburg të Pensilvanisë, një shtet i rëndësishëm për zgjedhjet. Ajo ka zhvilluar disa prova me një person që luan rolin e rivalit të saj Donald Trump, në një skenë që u ngjan atyre të përdorura nga kanalet televizive dhe me moderatorë që bëjnë pyetje të vështira.

Ish Presidenti Trump është angazhuar në seanca informimi mbi politikat me këshilltarët e tij, por pa bërë prova me një figurë të ngjashme me zonjën Harris.

Aborti, emigracioni në kufirin SHBA-Meksikë, shkalla e krimit në Shtetet e Bashkuara dhe karakteri personal janë ndër çështjet që gazetarët e kanalit ABC ka të ngjarë të përfshijnë në listën e pyetjeve për kandidatët.

Ndërkohë, zoti Trump dhe zonja Harris tashmë kanë shkëmbyer kritika në distancë.

Zoti Trump i tha gazetarit të kanalit Fox Neës Sean Hannity javën e kaluar se ai e la zotin Biden të fliste në debatin e tyre në qershor, duke shtuar: “Unë do ta lë atë të flasë. Ka nga ata që thonë se zoti Biden është më i zgjuar se ajo. Nëse është kështu, ne kemi një problem.” Zoti Trump ka fyer shpesh intelektin e zonjës Harris, duke thënë se ajo "nuk e ka idenë se çfarë po bën".

"Shiko, kjo është një grua që është e rrezikshme", tha ai. “Nuk mund të rrezikoni. Nuk keni zgjidhje. Ju duhet të votoni për mua, edhe nëse nuk më pëlqeni.”

Nënpresidentja Harris e ka tallur ish Presidentin Trump. Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate muajin e kaluar, ndërsa ajo zyrtarisht pranoi emërimin si kandidate për presidente, zonja Harris tha: "Në shumë mënyra, Donald Trump është një njeri joserioz". Harris shtoi, “Por pasojat e rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë janë jashtëzakonisht serioze”.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi së fundmi që zoti Trump dhe të gjithë presidentët e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara kanë imunitet nga ndjekja penale për veprime të lidhura me detyrat e tyre zyrtare, për të cilat zonja Harris tha se do të jenë problematike nëse zoti Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

"Vetëm imagjinoni Donald Trumpin pa kufizime dhe se si ai do të përdorte pushtetin e pakufizuar të presidencës së Shteteve të Bashkuara. Jo për të përmirësuar jetën tuaj, jo për të forcuar sigurinë tonë kombëtare, por për t'i shërbyer të vetmit klient që ka pasur ndonjëherë, vetes së tij.”/VOA

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?