Debati i republikanëve. Trump: JO
myslimanë në SHBA, Bush: Je kaotik

Debati i republikanëve. Trump: JO<br />myslimanë në SHBA, Bush: Je kaotik
Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump ka mbrojtur qëndrimin e vet për të ndaluar futjen e myslimanëve në Amerikë. Deklaratat Trump i bëri gjatë një debati me kandidatët e tjerë republikanë, që u mbajt në Las Vegas.

Por plani i tij është kritikuar nga rivalët, të cilët kanë propozuar mendimet e tyre për parandalimin e sulmeve të tjera terroriste në Shtetet e Bashkuara.

“Donaldi është kandidat kaotik dhe ai do të ishte një president kaotik”, tha ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush. Ai ka hedhur poshtë planin e kandidatit Trump duke e cilësuar si plan joserioz. 

Trump është përgjigjur duke theksuar se kandidatura presidenciale e Bushit ishte katastrofë totale dhe e ka mbrojtur planin e tij për ta ndalur futjen e emigrantëve myslimanë, duke insistuar se nuk ka për qëllim që të jenë masa diskriminuese. “Ne nuk flasim për izolim, ne flasim për siguri”, tha Donald Trump 

Nga ana tjetër Senatori nga Florida, Marco Rubio, ka theksuar se ky plan nuk duhet të ndodh. Debati i kandidatëve republikanë ka kaluar nën shenjën e sigurisë kombëtare, kjo për faktin se ishte debati i parë që pas sulmeve të Kalifornisë dhe atyre të Parisit. 

Ashtu edhe sikurse në paraqitjet e mëhershme publike, kandidatët kishin gjëra të ndryshme në kokë kur bëhej fjalë për mbrojtjen nga terroristët e ISIS.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës