Debati me Lleshajn, Ndreu: Nuk është kohë për show, ndërhyrja e IKMT në fillim të sezonit ndikim negativ në turizëm

Një show e ka emërtuar kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu debatin me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj për aksionin e shembjeve të ndërtimeve pa leje. Në një intervistë për Report Tv qyetari i parë i Lezhës u shpreh se shtatori është muaji i favorshëm për tu marrë me prishje ndërtimesh pasi turizmi do të cënohej rëndë aktualisht.

 “Secili ministër ka gjykimet e veta. Siç ka bashkia apo ndonjë institucion tjetër. Nuk është e thënë që të gjitha mendimet duhet të përputhen. Duhet bashkëpunim. Nëse e injoron një institucion dhe nuk denjon të biesh dakord, ose bie dakord dhe vepron ndryshe ka diçka që nuk shkon. Vullneti për të bashkëpunim nuk ekziston dhe nëpërkëmbja që i bën drejtimit të bashkisë është absurd. Ajo që është në thelbin e kësaj është bashkëpunimi. Duhet të merremi vesh sepse jemi për të njëjtin qëllim. Unë nuk mund të rri indiferent kur bashkia pyetet, bie dakord dhe bëhet diçka tjetër pa pyetur fare.  Na duhet ndihma e IKMT dhe forcave të policisë për të ndërhyrë në disa pika ku mundësia e rikuperimit të plazhit ekziston. Jo në disa të tjera kur dëmet në strukturën e plazhit janë të rënda. Nuk bëhet fjalë për mos ndërhyrje, por që të ndërhyhet ku pasojat mund të rikuperohet dhe ne mund të ju japim operatorve turistik dhe qytetarëve që të vijnë. Nëse ne prodhojmë një gërmadhë në qendër të plazhit atëherë më vjen keq, por plazhi ka marrë fund. Forca e institucioneve të qeverisë të bëje çfarë të doje pasi unë skam ndërmend të bëj luftë me askënd. Qëndrimi im do të jetë në favor të asaj që është logjike. Prandaj jemi këtu. Për të çuar zërin”, tha kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ndaj aksionit të prishjeve të ndërtimeve që kanë nisur në prag të sezonit turistik. Dëmet që shkakton nuk mund të rikuperohen nënvizoi ai për Report Tv.

“Çdo investim pa leje duhet goditur. Ka një kohë ku mund të veprohet. Nuk duhet të ndërhyhet në çdo kohë me të njëjtin skenar. Ne kemi rënë dakord që të veprojmë në disa objekte të tjera që nuk krijojnë kosto në pastrimin e plazhit, ku mund ta rikuperojmë situatën.  Nëse argumenti ndërtime pa leje dhe paligjshmëri përdoret për të dëmtuar turizmin dhe kur janë objekte që kanë 30 vjet aty është anormal. Shtatori ja ku është. Jam gati të jem mbështetësi i pa lëkundur i të gjithë ndërtimeve pa leje. Po disa ndërtime që prodhojnë kosto që vjen me një ndotje të detit dhe prodhim të inerteve të shumta e bind edhe bashkinë për pamundësi të rikuperimit të plazhit. Nuk janë ndërtime që janë ndërtuar tani”, shtoi kryebashkiaku Ndreu.

Për kryebashkiakun Pjerin Ndreu turizmi është një dritë në fund të tunelit për situatën ekonomike të vendit. Duket se syrin realist nuk e gjen tek përfaqësuesit e qeverisë.

“Nëse turizmi nuk shkon ashtu siç duhet ne do të çetojmë edhe në aspektin financiar që duhet thënë që bashkitë janë të kolapsuara për shkak të buxhetit financiar për shkak të pandemisë. Ne duhet të na duhet të bëjmë rishikime të buxhetit dhe të tkurrim investimet.  Turizmin e shohim si dritë në fund të tunelit duke pasur parasysh financat lokale. Qeveria na ka asistuar dhe orientuar në mënyrë perfekte. Unë nuk mendoj që kjo të prishet nga dikush që do të bëje show. Show të bëhet në një kohë tjetër. Ne mund të bashkëpunojmë dhe të biem dakord. Unë në shëtitoren e Shëngjinit kam prishur vetë dhe do të prishim prapë. Por jo në vend që mund të shkaktojmë dëme të pa menaxhueshme”, tha Ndreu.

VIDEO/ Intervista e plote me kryebashkiakun e Lezhes Pjerin Ndreu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zamira: 16/06/2020 02:20

    O ndreu o go... nuk ndertohet asnje gje ne brezin e reres,,,ndertime ne plazh jepen vetem per hotele dhe restorante 300 m larg detit me lejen e qeverise,,me projekt,,,jo leje per pallate,sepse hotelet dhe restorantet punesojne njerez,,,thirrini mendjes ooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK