TIRANE- Bizneset që nuk kanë paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre, do tu falet 80% e gjobës jo e kamatvonesës.“Kamatavonesat janë pjesë të fondit të sigurimit shoqërore dhe shëndetësor. Janë shumë të prapambetura që kompanitë e kanë detyrim për ta paguar. Do të paguhen vetëm ato që futen në kategorinë e gjobave që kanë të bëjnë me pagesat të vonuara ose mosdeklarim të shumave.

Kamatvonesat nuk është parashikuar të amnistohet, është parashikuar të amnistohet vetëm gjoba’, - u shpreh dje në Komsionin e Shëndetësisë zëvendësdrejtori i ISSH-s, Ali Emini gjatë diskutimeve për projektligjin “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.

Ndërsa sipas zëvendësministres së Mirëqenies Sociale Gentiana Sula “bëhet fjalë për një kontribut që punëmarrësit e kanë paguar, dhe nuk është se kompania do të nxjerr paratë nga biznesi i saj. Është një kontribut që çdo person e ka paguar dhe kompania nuk ja ka derdhur”