Debati, Maradona e sulmon 
Icardi i kundërpërgjigjet

Debati, Maradona e sulmon <br />Icardi i kundërpërgjigjet
Diego Armando Maradona aktualisht ndodhet në Itali pasi do të marrë pjesë në ndeshjen e paqes por një personazh si nuk mund ti shpëtojë kurrë vëzhgimit të mediave. Në një intervistë El Pibe D’Oro ka folur për shumë tema që kanë të bëjnë me Napolin e tij, futbollin italian por edhe lojtarët argjentinas që luajnë në Serinë A.

Teksa  ka inkurajuar Arkadiuz Milik për dëmtimin e rëndë që pësoi, Maradona ka thurur elozhe për Francesco Tottin. ” Më vjen keq për Milik sepse ishte një zëvendësues i denjë i Higuain te Napoli. Totti? Mendoj se mund të luajë futboll deri në moshën 50-vjecare, 40 futbollistë të skuadrave italiane të vendosur sëbashku nuk bëjnë dot një Totti, deklaroi ish futbollisti argjentinas.

Më pas Maradona u përqëndrua te Higuain i cili la Napolin gjatë kësaj vere për tu transferuar te Juventusi. ” Më vjen vërtetë shumë keq që Higuain kaloi te një rival direkt i Napolit sic është Juventusi por përgjegjësia është edhe e atyre që realizojnë transferime të tilla. Ndoshta në kohën time dicka e tillë nuk do të kishte ndodhur, theksoi  në vijim El Pibe D’Oro.

Nga Higuain te Icardi, Maradona nuk nguroi për të sulmuar edhe njëherë tjetër bomberin e Interit: ”Mund të ndodhë që ta grumbullojnë në përfaqësuesen argjentinase, por unë për tradhëtarët si ai nuk flas”.

Maradona ka qenë gjithmonë pro Maxi Lopez dhe nuk i ka pëlqyer asnjëherë sesi Icardi ka ndërhyrë në lidhjen mes ish sulmuesit të Milanit dhe Wanda Narës, aktualisht bashkëshortja e Mauritos. Por pas këtyre fjalëve të kampionit të Botës me Argjentinën në vitin 1986 ka ardhur menjëherë kundërpërgjigja e Icardit: “Maradona nuk është një shembull për asnjë, fjalët e tij nuk kanë aspak lidhje me paqen.

Nuk është në karakterin tim të flas për persona që nuk janë shembull për të tjerët”, deklaroi sulmuesi i Interit.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat