Debati në Kuvend mes Ramës dhe Bashës, Yuri Kim: E papranueshme gjuha e dhunshme e degraduese ndaj grave! Jini të ndërgjegjshëm për shembullin që jepni

Debati në Kuvend mes Ramës dhe Bashës, Yuri Kim: E papranueshme gjuha e dhunshme e degraduese ndaj grave! Jini të ndërgjegjshëm për shembullin që jepni

Ambasadorja Yuri Kim

Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua jo pak me tensione e debate mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke tërhequr edhe vëmendjen e Ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila ka bërë vërejte për etiketimet e papërshtatshme të përdorura.

Me një postim në Twitter, Kim shkruan se është e papranueshme gjuha e dhunshme dhe degraduese ndaj grave, aq më tepër e transmetuar në televizion nga Parlamenti.

Ambasadorja i kërkon liderëve politik në vend që të jenë më të përgjegjshëm për shembullin që ata japin. Po ashtu ajo ka paralajmëruar edhe një aktivitet kundër dhunës gjinore që pritet të nisë më 25 nëntor dhe do të zgjasë 16 ditë

"Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Kim në Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë