Kuvendi/ Rama-Bashës: O balonë tabake, hajde këtu nis me gramafonin tënd! Kryedemokrati: Kërko falje, zonjës që ju referove është doktoreshë shkencash! Deputetja: S'më intimidon, e kam për nder

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Lulzim Basha dhe Edi Ramën në Kuvend, ku kryeministri iu drejtua kryedemokratit me ironi si balonë tabake. Kjo ka sjellë acarimin e opozitës që ka folur e revoltuar nga salla e Kuvendit, pasi tha se me atë epitetet ofendoi Jorida Tabakun, duke iu referuar mbiemrit të saj. Rama e mohoi diçka të tillë , por kjo ka bërë që Basha të ngihet në Foltore dhe i acaruar  t'i drejtohet Ramës që të kërkojë ndjesë për ofendimin që i bëri Tabakut.  

Rama: Meqë u qani hallin bujqve e përmendni Serbinë e këto. Hajde more Lulzim hajde thuaje tani sa e ka Serbia e Maqedonia, hajde si balonë tabake.

(Tabaku e Bardhi flasin nga vendi)

Rama: Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë tauke, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni.

(Tabaku e Bardhi flasin nga vendi)

Rama: Asnjë problem etik s’ka këtu…balonat janë objekte me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël, ka pasur edhe tauke dhe tabake. Balona tabake ishte më e mira. Hajde Lulzim hajde e nis këtu me gramafonin tënd.

Basha: Standarde të dyfishta sa i përket sjelljes nuk duhet të aplikohen. Rama fyen individualisht dhe në grup opozitën. Zonjës që ju referove, është doktoreshë shkencash kur ti bridhje urave të Parisit. Kujdes kur matesh me ne, ta ka thënë paraardhësi yt. Vijmë nga universitetet më të mira të europës, për t'i shërbyer këtij vendi. Ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë, i ke hipur kalit të lartë me taksat, vjedhjet e shqiptarëve. Je ai që je, dhe ke mbetur ai që ke qenë. Mati mirë fjalët kur i drejtohesh zonjave të PD. Fjalorin e shteruar dhe banalitetin ruaje për shtëpinë tënde, mos më bëj të të jap kinon e plotë që meriton. Je një zero, je një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja, kjo është taksa e shoqërisë.

(Tabaku kërkon të replikojë)

Rama: Nuk ju përmenda emrin, nuk fola për ju, mjaft më me retorika. Nuk hyj në këto muhabete se është nivel shumë i ulët. Unë iu drejtova Bashës, se ai rend pas balonave nuk është faji im.

Ndërkohë deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili bëri ironi në Kuvend ‘balonë Tabake, balonë Tauke’. Tabaku tha se argument të vetëm Rama ka vetëm fyerjen dhe se nuk intimidohet me atë gjë.

Tabaku: Argument të vetëm ka vetëm, fyerjen. Do të më intimidojë mua. Unë e kam nder që kam mbiemrin Tabaku, një nga familjet më të rëndësishme të Tiranës. Këtë ti se di pasi e ke konsideruar Tiranën si vend ndërtimi. Sa herë që ka diçka për koncesionet ky i del për zot, i del për zot çdo zullumi çdo korrupsioni, mbron edhe këto që ka mbrapa këtu. Nisi 33 mlrd rruga e Arbrit përfundoi 53 mrld. Risku i kontratave koncesionare është rreziku më i madh që ka buxheti i shtetit. Ndërkohë që diskutimin tjetër me mua do ta kesh tek komisioni inceneratorëve.'- tha Tabaku.

 


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë