Debati në Kuvend/ Vullnet Sinaj: Ka ardhur koha të ndërtojmë një teatër të ri modern

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një teatër të ri modern. Ai tha se e keqja qe kemi kaluar, që nuk kemi shumë godina të vjetra, nuk do të thotë të kapemi pas kësaj, pasi nuk është Coloseu. Sinaj theksoi se opozitës i erren sytë për pushtet, ndërsa e akuzoi se mbushi Tiranën me kioska dhe se një pjesë e tyre kanë mbetur akoma tek mendimet komuniste të pronës së përbashkët.

Opozita është e pa qartë dhe e pabindur. Edhe ju e keni kuptuar që ai teatër duhet rrëzuar, unë do të kuptoja vetëm nostalgjinë e artistëve që kanë luajtur në atë skenë, i respektoj ata, por duhet të më kuptojnë edhe mua që vota ime do të jetë pro ndërtimit të një teatri ri. Fati Shqipërinë nuk e ka përkëdhelur ndër vite dhe shekuj dhe nuk e ka trajtuar sikur duhet, dhe i ka detyruar të parët tanë që në vend që të ndërtonin të luftonin për të mbrojtur trojet. Dhe sot ne vijmë në këtë kohë, që në këto ditë që nuk ka luftë duhet të ndërtojmë, nuk mund ti fal vetës për të mos ndërtuar një teatër të ri që ka për t’i shërbyer Shqipërisë.

E keqja dhe e mira rrinë afër, duhet inteligjencë për t’i parë, këtu lind edhe dallimi mes ndesh, ju mbaheni pas teatrit të vjetër, ne jemi për një teatër të ri që do u shërbejë aktorëve dhe brezit të ri. E keqja qe kemi kaluar, që nuk kemi shumë godina të vjetra, nuk do të thotë të kapemi pas kësaj, pasi nuk është Coloseu, pasi është ndërtuar në 1938 për nevojat e qytetit. Koha kërkon që të ndërtojmë të ardhmen e shqiptarëve për ta gëzuar për të ndërtuar një teatër modern. Duhet të më kuptojnë edhe aktorët dhe artistët, opozita kundërshton me të madhe, edhe pse që në 2004 teatri është përjashtuar nga lista e monumenteve të kulturës.

Edhe Instituti i Ndërtimit thotë që ajo godinë nuk vlen, rrezikon shembjen dhe jetën e atyre që rrinë brenda dhe vazhdoni që ti bindni që ajo duhet mbajtur. Shqiptarët u kanë parë te liqeni që donit të kundërshtonit këndin sportiv, nuk kanë sesi tu besojnë. Nuk arrij të kuptoj qëndrimin ndaj sipërmarrjes private. Ministria thotë se nuk i kemi lekët, por edhe po ti kishte nuk duhet ta ndërtonte, kur ka një privat që thotë do të ndërtoj teatrin do ta fal dhe ju thoni nuk ka se cfarë na duhet privati.

Ne kemi detyruar ndërtuesit që të falin 3% të truallit për të pastrehët dhe arrijmë këtu të flasim kundër privatit dhe ndërtuesve. Me vjen keq për një pjesë tuajën se paskeni mbetur mbrapa tek mendimet komuniste të pronës së përbashkët, ka ndryshuar koha është ndërmarrja private që ka për të çuar para ekonominë e vendit. Për cfarë i bëni? Për të ruajtur karrigen, por të gjitha janë të thyera, por të gjithë kemi për të ikur dhe shqiptarë të tjerë kanë për të ardhur.

Simbol i këtij vendi është ai flamur dhe të gjithë të rrimë drejt dhe të flasim për interesat e kombit. Ju Tiranën e mbushët me kioska, e mbytët Lanën dhe kthyet në një vend që nuk mund të rrihej më. Pse nuk flisni për amfiteatrin te liqeni që kishte 50 vite i rrënuar, nuk thoni asnjë fjalë për sheshin Skënderbej që mori çmimin e parë, apo për lungomaren. Edhe aeroporti i Vlorës ishte në të njëjtat kushte si e sotmja? Si nuk e dorëzuat foltoren kur bëhej fjalë për negociatat për hyrjen e Shqipërisë në Europë, si mund të gëzonit që Shqipëria nuk i filloi negociatat me Europën.

Nuk u akuzoj se nuk e doni Shqipërinë se edhe ju shqiptarë jeni, por ju erren sytë për punën e pushtetit dhe qeverisë dhe harroni detyrat ndaj vendit. Unë do u thosha ju të reagoni sa më shpejt dhe të bashkoheni me ne për ta votuar këtë ligj që të mos jetë vonë, pasi do të jeni ju që do të shkoni në atë teatër të ri dhe artistët do na urojnë për kushtet. Ktheni sa mos jetë vonë, se shqiptarët kur të shkoni për t’u kërkuar votën herën tjetër nuk do u dëgjojnë më, ndërroni mendje se po e vonuat edhe pak mendjen tuaj jo populli por nuk mund ta marrë askush tjetër

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!