TIRANË- Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani tha se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.

“Komunistët filluan të nderonin partizanët e tyre, pra hoqën Murat Toptanit, që përfaqësonte një familje që ka kontribuuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosën Myslym Shyri. Partizanët njiheshin për kontributin në luftën nacional çlirimtare, jeta nuk ka filluar pas luftës ë dytë botërore, siç mendonin komunistët, mendojmë të promovojmë rilindasit, intelektualët e kohës se u mësuan shqiptarëve të flasin gjuhën e tyre, ndërgjegjësuan për identitetin kombëtar, duhet të kemi parasysh se kë nderojmë, në Tiranë ke vetëm partizanë, që o kanë vrarë dikë, Avni Rustemi është tipik, ai ka vrarë Esat Pashën, se u pagua nga Aqif Pasha. Komunizmi e bënte qëllimisht, se donte promovimin e faktit që e kishin ligjitimiteti për të qeverisur. Ne e kemi politikën të bombarduar me njërës që janë me ‘Aqifët’ e kësaj kohe, jetike të promovojmë intelektualët. E rëndësishme të nderojmë ato që flasim shqip. Nuk është debat historik, por vendasja e bustëve është akt politik. Rrugët më të rëndësishme të Tiranës janë partiznët. Vasil Shanto ka vrarë djalin e Isa Boletinit, ne prandaj e nderojmë, të duket normale kjo. Myslym Shyri ka qenë hamall, s’e njihte njeri”, tha Shabani.

Mirëpo, në ndryshim nga Shabani, gazetari Flogert Muça thotë se ky argument nuk qëndron. Ai thekson se në qendër të Tiranës nuk mungojnë nderimi i këtyre figurave historike, duke përmendur sheshin ‘Skëndërbej’, Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, bustin e 3 vëllezërve Frashëri. Ai thotë se edhe partizantët kanë dhënë jetën për vendin e tyre e duhet të nderohen duke theksuar se përdorimi më pas i këtyre figurave nga Enver Hoxha, nuk duhet të zhbëjë luftën e tyre.

“Ne i kemi në mes të Tiranës, madje kemi mbaruar me figurat tona, dhe kemi marrë dhe të huajt. Partizanët kanë dhënë jetën për këtë vend, Enver Hoxha e ka përdorur, po kjo nuk e zhbën luftën e tyre. Të mos ngatërrojmë, se lufta është një gjë dhe shfrytëzimi i gjakur nga Enver Hoxha për të mbajtur pushtetin është tjetër gjë”, tha Muça.

Për Muçën, kjo është një taktikë e Shabanit për të thithur një pjesë të elektoratit meqë janë zgjedhjet vendore të 2023 përpara.

“Dakord që ndoshta kemi njerëz që duhet të nderohen më shumë, por nuk do e quaja vrasës një Partizan, një partizan ka vrarë për atdheun. Më duket një lëvizje për të thithur një pjesë të elektoratit”, vijoi Muça.

Megjithatë, Shabani thekson se përparësi duhet të kenë intelektualët dhe jo ato që kanë vrarë apo kanë eliminuar kundërshtarët politikë. E për këtë tregon  kërkon që të hapë debat politik, ku do të përqendrohet te Tirana, specifikisht. Më herët, Nisma Thurje protestoi te Sheshi ‘Avni Rustemi’ duke kërkuar ndryshimin e emrit të këtij sheshi të rëndësishëm të Tiranës me “Fan Noli”

Lajm në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

 

 

VIDEO-Intervista e plote

 

 

Busti i Avni Rustemit 
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Debati për të ndryshuar emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, Çupi: Je kokrra enveristit! Përgjigjet Shabani: Çfarë ke pështyrë, e ke lëpirë

 

Propozimi i Nismës ‘Thurrje’ për të ndryshuar emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar ka sjellë debat mes Endri Shabanit dhe Frrok Çupit në ‘Studio Live’.

Çupi: Nuk do të doja ta komentoja se është një iniciativë që dëshmon boshllëk. Njeriu kur nuk ka çfarë bën, luan me derën, thotë populli. Emrat e rrugëve në kryeqytet janë vendosur si janë vendosur. Nëse do të shkojmë të kërkojmë rrënjët apo biografinë e njerëzve, kjo do ishte një marrëzi që askush nuk e mban mbi vete. Ata që ishin janë vendosur në një kohë të caktuar. Tani çfarë do të bëjmë? Nëse është vendosur një emër partizani do të thotë se është vendosur nga partizanë e çlirimtare. Këta janë enveristë. Enveri merrte vesh që kishte thashetheme në kafe e mbyllte kafenetë. Kjo është të fusësh duart në histori. Më duket lajthitje.

Shabani: Kur nuk di çfarë të flasë, flet kot për çerek ore. Më quan mua enverist…

Çupi: Ti je kokrra enveristit. Je një copë njeriu që do të bësh vetëm polemika. Kërkon të krijosh konflikte. Ty të ka zënë marrëzia dhe del e flet marrëzira.

Shabani: Ke që në ’90 që flet. Ke kaluar sa këtej e andej.

Çupi: Fjala ime ka peshë, s’është e marrë si e jotja.

Shabani: S’mund të më thuash enverist kur unë as nuk kisha lind në kohën e tij.

Çupi: Unë kam kontribuar në këtë vend dhe më dëgjohet fjala. Ju keni një pasion për të thënë marrëzira. Doni ta vini këtë popull sërish në konflikt.

Shabani: Më tregon mua që është turp që dal në televizor. Çdo gjë që ke pështyrë e ke lëpirë sërish, aman të japësh moral ti.