Ku shkojnë mbetjet nga thertoret? Ka qenë kjo një nga pikat kyçe të debatit të sotshëm në emisionin "Versus".

Këtë pyetje e ka ngritur vetë drejtori i AKU-së, Dritan Sejko, i cili ia drejton atë Drejtorit të Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro. 

Ai ka replikuar duke thënë, që AKU-ja i licencon këto thertore, gjë kjo e cila ka nxitur debat. 

Sejko i është kundërpërgjigjur duke i thënë që institucioni i AKU-së mund t'i ketë licencuar, por ka të drejtë që të bëjë kontrolle vetëm të mishit dhe jo të kafshëve të gjalla. 

Këtë të fundit e ka për detyrë ta bëjë Drejtoria e Shërbimit Veterinar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com