Tensionet e ngritura në mes të Serbisë dhe Kosovës për ndërmarrjen Trepça, por edhe për kodin telefonik, ka bërë që delegacioni i disa ministrive të Kosovës, që do të merrnin pjesë në Forumin e sigurisë në Beograd, të cilin do ta hapin kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç, të anulojnë pjesëmarrjen e tyre.
Sipas Top-Channel, në takimet e Serbisë do të marrin pjesë vetëm disa nga zyrtarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, por paneli për Kosovën ka ngelur pa shumë bashkëbisedues.
Në një mbledhje të mbyllur Qeveria e Serbisë mori vendim të anulojë vendimet e Kuvendit të Kosovës dhe të gjitha vendimet të tjera që lidhen me Trepçen, duke e konsideruar një gjë të tillë si shfuqizim ligjor.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk mund të japë pronat e saj në Kosovë dhe se Prishtina nuk ka dashur të diskutohet për këtë çështje asnjëherë.
Serbia me parë shqyrtoi edhe idenë e kërkesës së një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com