TIRANË- Përplajsa mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta lidhur me dekoratat, vijon prej ditësh.

Por Rama nuk e lë me kaq, pasi sot ka publikuar një meme tallëse në "Instagram", ku Meta shfaqet duke i vënë medalje vetes.

"Komplimenta autorit kushdoqoftë", kaq shkruan Rama krahas fotos të cilën e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Kryeministri akuzon Metën për dekoratat pa kriter të shpërndara nga Presidenca, dhe për të "mbrojtur" presidentin ditët e fundit ka pasur reagime sulmuese nga rradhët e LSI dhe jo vetëm.