Zbulohet drafti i 'Venecia'-s për Kushtetuesen: Rregulli i radhës për emërimet duhet të ndryshohet! Rrëzon PS-në për betimet, duhen të ndërhyhet në Kushtetutë

TIRANE-Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit të Shqipërisë lidhur me debatin mes Presidentit Ilir Meta dhe shumicës socialiste për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias thotë se divergjenca e interpretimit të procedurës së emërimit President – Kuvend – Gjykatë e Lartë në rastin konkret kur listat përbëhen kryesisht nga të njëjtët kandidatë, palët në proces duhet të bien dakord. Po sipas komisionit të Venecias, rregulli i radhës aplikohet vetëm në momentin e shpalljes nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të vakancave, pas hapjes së secilit raund të emërimeve.

Pasi të jenë shpallur vakancat për trupat përkatëse të emërimit, sekuenca nuk kërkon aktivizim deri në raundin tjetër. Për sa kohë që mungesa e kandidatëve vazhdon dhe listat përbëhen kryesisht nga të njëjtët kandidatë, në një situatë kur ka emërime që duhen bërë, Presidenti dhe Kuvendi (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të bien dakord për procedurën që do të ndiqet".

Për të shmangur situatën e krijuar vitin e kaluar me emërimet, Komisioni i Venecias kërkon nga palët që të thjeshtëzojnë procesin dhe rregulli i radhës të ndryshohet. "Komisioni i Venecias është i mendimit se modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është tepër kompleks, dhe në planin afatgjatë do të rekomandonte thjeshtësimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e sekuencës (radhës).

Së dyti, vitet e përcaktuara të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare duhet të hiqen. Gjykatësit kushtetues gjithmonë duhet të gëzojnë një mandat të plotë nëntë-vjeçar, edhe nëse ato zgjidhen me vonesë ose nëse marrin një mandat i cili u ndërpre më herët. Ndryshimi nuk duhet të krijojë probleme pasi sekuenca të hiqet".

Një tjetër debat është edhe për betimet, që shumica ndërmori një nismë duke ia hequr Presidentit me qëllim që anëtarët e rinj ta bëjnë me shkrim dhe t'ia dorëzojnë kreut të shtetit nëse nuk thirren brenda një afati kohor të caktuar. Nisma erdhi pasi Presidenti refuzoi betimin e Arta Vorpsit.

Komisioni i Venecias thotë se është i paqartë përcaktimi dhe nuk kuptohet nëse betimi te Presidenti përpara nisjes së detyrës është thjesht formalitet apo tregon kompetencat e kreut të shtetit për të kontrolluar nëse janë zbatuar rregullat e emërimit. Në këtë pikë, 'Venecia' justifikon Presidentin që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, pasi u supozua e pazgjedhur, rrëzon nismën e PS-së për betimin me shkrim dhe rekomandon ndryshime në nivel kushtetues, pra jo një ligj të thjeshtë, por ndryshime kushtetutese.

 "Sa i përket procedurës së betimit: Nëse vlerësohet e nevojshme për të shmangur ngërçin në raste të qarta abuzimi, kohët e fundit dispozitat e miratuara duhet të zëvendësohen nga një dispozitë më e qartë e formuluar në nivel kushtetues" deklaron Komisioni i Venecias.

Por gjithçka në fund kalon nga dialogu, të cilin Komisioni i Venecias e kërkon nga politika shqiptare. "Komisioni i Venecias rithekson nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve shtetërore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtetërore duhet të jenë të respektuar në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale.

Kultura demokratike dhe pjekuria kërkojnë kufizim institucional, besim të mirë dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet institucioneve shtetërore". Komisioni i Venecias kërkon nga palët plotësimin sa më shpejt të vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë.

( Kliko këtu ) Raporti i plote i Komisionit Venecias

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ino: 30/05/2020 10:23

    Vetem numerim elektronik. Jo votim elektronik. Kjo eshte ideale.

    Përgjigju
  • Xhafa: 29/05/2020 19:37

    Pd pret dështim të zgjedhjeve me elektronik pastaj....pushtet në tavolin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë