“Mua më ndodh për herë të parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një kamikaz”, këto ishin fjalët e gazetarit Denis Dyrnjaja ndaj këshilltari ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu, në emisionin “Top Talk” mbrëmjen e djeshme i cili u mbyll papritur.
Incidenti i pazakontë dhe fjala “Kamikaz”, erdhi pas një debati të lindur për shkak të kohës televizive, gjë për të cilën juristi ankohej vazhdimisht. Ai akuzoi gazetarin se po i censuronte fjalën dhe nuk po i jepte hapësirën e duhur për të folur rreth cështjes së inceneratorëve.Logu kërkoi të dinte nga gazetari nëse do t’i vinte koha për të folur pasi kishte 10 minuta që po qëndronte i heshtur.
Aq mjaftoi që situata të agravonte dhe Dyrnjaja ta quante atë “kamikaz”, fjalë që revoltoi Logun. Në fund, emisioni u mbyll me largimin e Logut nga studio pasi ia kërkoi Dyrnjana disa herë me radhë.
Biseda në studio:
Marash Logu: Zoti Dyrnjaja, ju lutem unë kam 10 minuta që jam në studion tuaj, nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju më thoni pasi dhe unë kam punët e mia. Unë duhet të them mendimin tim, për shkak se unë bëra një parantezë dhe për shkak të kësaj doni të çensuroni të gjithë fjalën time ju lutem shumë..
Denis Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë.
Marash Logu: Nuk po kompleksohem për asgjë, më respektoni për prezencën dhe për atë që përfaqësoj.
Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj.
Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.
Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një kamikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive të mos e vazhdojmë më.
Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias, çfarë do të thotë kjo, e para kërko falje se është ofendim ti thuash dikujt kamikaz
Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast.
Logu: Ti nuk mund të më censurosh fjalën time zotëri, nëse nuk është me interes dakord..
Dyrnjaja: Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio, të lutem mund të coheni nga studio.
Logu: Nuk mund të vini të bëni këtë gjë.
Dyrnjaja: Faleminderit, nesër do të shihemi prapë bashkë.
Debati nis në minutën 10:45
Komente










Arjan Çani ja beri mire ketij palloshit Dyrnjaja tek Zheji: I tha "je nje cope spiker lajmesh dhe infantil. DYR-NJA-JA PUTAAA". Dyrnjaja me mire te ruaje dhite ne kullote sesa te beje gazetarin se vetem gazetar nuk eshte!!!
PërgjigjuKy vetem gazetar smund te jete ,dukej haptaz qe kishte mllef personal .Njeri me te peshtire se ky dyrnjaja sme kishin pare syte edhe pse avokati devijoi nga pyetja fillestare pastaj kerkoi falje.
PërgjigjuPo nga sa duket kamikaz ketu del gazetari.
Përgjigjufiks mendimi im. gazetari eshte kamikazi. kur njeriu qe ke ftuar thote dcka DHE KJO EHSTE PERGJIGJA E TIJ vazhdo me skenarin, nuk ke pse fillon me fyerje. ai shume dhe ndenji ... e linte aty vete kete palo gazetar dhe le te beje monolog me kameran. kjo tregon dhe nje here ate mllef qe ka mbeshtjelle cdo gje ne jeten shqiptare. pika gazetarise pika ....