Debati për korrupsionin/ Balla-SPAK: Hetoni '21 janarin', Gërdecin dhe Sali Berishën! Ndërhyn Tabaku: Bëni thirrje edhe për ish deputetët e PS

 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian me fokus luftën kundër korrupsionit, Taulant Balla ngriti pyetje përse SPAK nuk heton 21 janarin, Gërdecin dhe Sali Berishën të shpallur "non grata" nga SHBA. Gjatë fjalës së tij, ndërhyri disa herë kryetarja e KKIE, Jorida Tabaku, e cila i kërkonte që të fliste për integrimin. Në përfundim të fjalës së Ballës, nuk mungoi përgjigja nga Tabaku, e cila i tha se duhet të ketë të njëjtat mendime për ish deputetët e PS që kanë kryer krime zgjedhore.

Pjesë nga debati

Balla: Pse SPAK nuk heton 21 janarin, pse nuk heton korrupsionin në Gërdec? E treta që për mua është e rëndësishme, cfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për 'non gratën'. SHBA kanë përcaktuar Sali Berishën "non grata".

Tabaku: Të fokusohemi tek integrimi. Pastaj kaloj dhe unë tek non gratat e tjerë.

Balla: Ruani qetësinë. Shqipëria si një vend që ka SHBA partner strategjik duhet të marrë seriozisht dokumentet e tjera. Berisha ka kryer shpërdorim detyre. Prokuroria shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim penal? I ka cuar ndonjë letër-porosi keni dokumentacion? Kredibiliteti ynë dhe këtu po e mbyll zonja kryetare, të kuptoj, vura këtë sepse një non gratë tjetër është hetuar nga prokuroria dhe jemi për ti thënë bravo kur bën punën. Kemi rastin e ish prokurorit të përgjithshëm. Në këtë këndvështrim, mendoj që ky raportim duhet të jetë konkret, jo me diskutimet që jemi të gjithë dakord. Do i kërkoja të gjithë komisioneve që edhe rezolutat që miratojnë të mos jenë përshëndetëse, por të bëjmë raportim konkret. Dua të shpreh mbështetjen e Kuvendit në luftën kundër korrupsionit, të shumicës parlamentare që të bëjnë detyrën dhe të kërkosh të zbatohet ligji nuk është sulm.

Tabaku: Unë shpresoja që të njëjtat mendime t’i ndanit edhe për  ish-deputetët e Partisë Socialiste që janë shpallur ‘non grata’. Dhe bëhet fjalë për krime zgjedhore. Ndaj ju ftoj që thirrjen  SPAK t’ia bëni edhe për ato.


Lajmi kryesor:

Raporti i KE dhe lufta kundër korrupsionit diskutohet në Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, Tabaku: Drejtësia të prekë zyrtarët e lartë! (Debati me Ballën dhe ministrin e Drejtësisë)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë