Debati për kufirin/ Serbia nuk lejon ish-kryetarin e Akademisë së Kosovës të vizitojë Preshevën

Debati për kufirin/ Serbia nuk lejon ish-kryetarin e Akademisë së Kosovës të vizitojë Preshevën

Hivzi Islami, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, njëherësh anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve, Hivzi Islami, sot, në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq nuk është lejuar nga policia kufitare e Serbisë të shkojë në Preshevë.

Ai ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë. Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo pa marrë shpjegime nga policia kufitare serbe.

Islami ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc sa herë ka pasur arsye apo dëshirë pa asnjë problem. Ai është i lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe Preshevë, njofton ASHAK

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja