TIRANË- Në Shqipëri kanë nisur debatet për ligjerimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Qeveria shqiptare ka përgatitur projektligjin në lidhje me çështjen, por sa e njohim ne kanabisin terapeutik? Thuajse asgjë.
Në Itali, kanabisi terapeutik përdoret për të trajtuar dhe menaxhuar simptomat e shumë patologjive, përfshirë dhimbjen në sklerozën e shumëfishtë ose lëndime të palcës kurrizore, dhimbje kronike me origjinë neuropatike ose onkologjike, për glaukomën dhe sindromën Tourette. Por jo vetëm, edhe për të vjellat e shkaktuara nga kimioterapia, terapia me rrezatim, terapitë për HIV, anoreksia etj.
Më poshtë po rendisim dhjetë gjëra për të ditur në lidhje me kanabisin mjekësor perms përgjigjeve të Alfredo Vannacci, profesor i asociuar i farmakologjisë dhe toksikologjisë së Universitetit të Firencës dhe anëtar i Shoqatës Italiane të Farmakologjisë.
1. Për trajtimin e cilës patologji është autorizuar?
Derivatet e kanabisit nuk janë aktualisht një terapi e vërtetë ilaçesh, nuk kanë një objektiv molekular specifik dhe nuk kurojnë një sëmundje, në kuptimin në të cilin ne përgjithësisht nënkuptojmë veprimin e një ilaçi konvencional. Në veçanti, përdorimi i tyre është i autorizuar për trajtimin e dhimbjeve kronike (onkologjike, neuropatike ose të shoqëruara me spazma të muskujve në patologjitë neurologjike), për kontrollin e të vjellave nga kimioterapia, anoreksitë e shkaktuara nga tumoret ose HIV, për kontrollin e lëvizjeve të pavullnetshme të muskujve në disa patologji neurologjike dhe për zvogëlimin e presionit intraokular në glaukoma. Në të gjitha këto raste nuk duhet të përdoret si zgjedhja e parë, por vetëm në rast të mos efikasitetit të ilaçeve primare (ose efekteve të tepërta anësore) të terapisë standarde të ilaçeve" - thotë Vannacci.
2. Nga vjen kanabisi terapeutik në Itali
Derivatet e kanabisit në dispozicion në Itali vijnë si nga jashtë ashtu edhe nga prodhimi i brendshëm. Nga vendet e huaja, kryesisht vjen nga Holanda kurse prodhimi I brendshëm bazohet kryesisht nga Fabrika Kimike Farmaceutike Kimike në Firence dhe e njohur me shkurtimin FM2
3. Kush mund ta përgatisë?
Përgatitjet me bazë kanabisi mund të bëhen nga çdo mjek i licencuar ose struktura të autorizuara. Duhet thënë se në përvojën italiane përdorimi i tyre ndodh mbi të gjitha në mjedisin spitalor nga reumatologë dhe terapistë të dhimbjes, veçanërisht anesteziologë dhe reanimatorë. Pasi të jetë marrë receta, përgatitja e kanabisit terapeutik mund të bëhet në çdo farmaci të pajisur me një laborator galenica.
4. Si përgatitet dhe si e jep atë farmacisti?
Farmacitë nuk mund të shpërndajnë kanabis direkt në shishet origjinale të marra nga prodhuesit. Prandaj, farmacisti mund të jape kanabisin për pacientin vetëm pasi ta ketë ndarë në dozat e treguara në recetë. Nuk është e mundur të jepet më shumë kanabis sesa ajo e përshkruar nga mjeku dhe nuk është e mundur shpërndarja e kanabisit në doza të ndryshme nga ato të treguara në recetë.
5. Si merret?
Kanabisi terapeutik I përgatitur paketohet përgjithësisht në letrat si ato të çajit bimor që shërbehet në bare. Kohët e fundit, disa mjekë preferojnë të përgatisin ekstrakt kanabisi në vajin e ullirit, në mënyrë që të mund të merren me pika, veprimi i atyre aktualisht është në diskutim.
6. Cilat janë nivelet e rekomanduara Thc dhe Cbd?
Raportet midis Thc dhe Cbd ndryshojnë sipas lëndës së parë fillestare: ekzistojnë produkte me raport Thc: Cbd 1: 1, të tjerë me një raport 20: 1 në favor të Thc dhe të tjerëve me një raport 1: 9 në favor të Cbd. Natyrisht në raporte të ndryshme edhe efektet terapeutike janë të ndryshme
7. Cilat janë efektet kryesore të kanabisi terapeutik?
Efekti kryesor është ai analgjezik, i kombinuar me një efekt relaksues të muskujve. përfshirë dhimbjen në sklerozën e shumëfishtë ose lëndime të palcës kurrizore, dhimbje kronike me origjinë neuropatike ose onkologjike, për glaukomën dhe sindromën Tourette. Por jo vetëm, edhe për të vjellat e shkaktuara nga kimioterapia, terapia me rrezatim, terapitë për HIV, anoreksia etj
8. A ka ndonjë kufi moshe për përdorimin e kanabisit terapeutik?
Nuk ka kufizime të përcaktuara të moshës për marrjen e kanabisit terapeutik. Por padyshim përdorimi në pacientët pediatrikë dhe adoleshentët duhet të bëhet me kujdes ekstrem," shpjegon Vannacci. Për më tepër, siç kujton eksperti, një ilaç me bazë kanabisit terapeutik (Cbd) kohët e fundit është aprovuar i efektshëm në disa forma të epilepsisë së fëmijërive dhe së shpejti duhet të jetë i disponueshëm edhe në Itali. Derivatet e kanabisit nuk duhet të përdoren në gjatë shtatëzanisë dhe kur nëna është në fazën që ushqen fëmijën ende me gji pasi ka të dhëna së ilaçi bimor mund të kalojë në qumshtin e gjirit dhe gjatë shtatzanisë edhe në placentë.
9. Cilat janë efektet anësore?
Mbidoza e kanabisit mund të shkaktojë një gjendje depresive ose të shqetësuar dhe mund të shkaktojë sulme paniku ose psikozë. "Në përvojën tonë, efektet e padëshiruara nuk janë shumë të shpeshta dhe janë përgjithësisht të buta, megjithatë shqetësimet mund të ndodhin posaçërisht në sistemin nervor (çrregullime të humorit, gjendje të përgjumur), alergji ose reagime gastrointestinale", shpjegon Vannacci.
10. Mund të shkaktojë varësi?
Rreziku që kanabisi terapeutik i marrë në doza të mëdha mund të shkatojë varësi është gjithmonë i pranishëm. Sidoqoftë, nëse përdoret në mënyrën dhe dozat e parashikuara, në përgjithësi nuk ka probleme. "Sigurisht - përfundon eksperti - përgatitjet me bazë kanabisi janë të pa këshillueshme për pacientët me çrregullime psikiatrike dhe te individët me një histori të mëparshme të varësisë nga droga dhe / ose abuzimi i substancave psikotrope dhe / ose alkoolit".
Po cila është situata në Ballkan?
Maqedonia e Veriut
Kultivimi i kanabisit për qëllime medicinale ka qenë i ligjshëm në Maqedoni që nga viti 2016. Në vetëm dy vitet e kaluara, 28 kompani janë licencuar për rritjen dhe prodhimin
e vajit të kanabisit. Sipas disa fermerëve, vlerësohet se një kilogram lule e tharë e marihuanës vlen deri
në katër mijë euro. Shumica e kompanive tashmë kanë prodhuar rreth gjysmë ton, e cila mund të jetë me vlerë 45 milion € në total. Vetëm disa ndërmarrje nxjerrin vaj kanabisi, i cili është i autorizuar për eksport sipas ligjit në fuqi.
Sipas prodhuesve të marijuanës mjekësore, ligji gjithashtu kërkon që kompanitë të kenë një garanci bankare prej një milion euro dhe të paktën 15 punonjës, gjë që rrit ndjeshëm kostot. Por së fundmi, qeveria ka njoftuar se është e gatshme të bëjë ndryshime në ligjin ekzistues. Nëse kjo do të ndodhë së shpejti, do të tërheqë edhe më shumë kompani për tu bashkuar në këtë biznes.
Autoritetet në vend presin që industria e kanabisit të luajë një rol thelbësor në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tyre, kur bëhet fjalë për legalizimin e marijuanës për përdorim rekreativ, vendi ende është ende në tranzicion pasi në vend mungojnë mekanizmat e kontrollit. Ndërsa organizata të ndryshme joqeveritare u kanë bërë thirrje gjithashtu autoriteteve që të ndjekin trendet globale në legalizimin e marijuanës, duket se ky vendim është ende larg.
Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit janë në të njëjtën faqe kur bëhet fjalë për këtë problem, kështu që është e vështirë të parashikohet kur autoritetet e rajonit mund të merrnin një qasje të ndryshme për legalizimin e marijuanës.
Por, nëse aktiviteti i marihuanës mjekësore në Maqedoninë e Veriut rezulton fitimprurës, një trend i ri mund të fillojë në të gjithë rajonin, veçanërisht kur shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mungesë të anëtarësimit në BE, po kërkojnë të forcojnë ekonomitë e tyre të vogla dhe jo të forta.
Shume mire e ka bere shteti me kete ligj. Per mendimin tim pak me vonese duke pare cfare kan ber shtetet tjera. Me mir von se kurr. Kanabisi nuk ka asnje efekt ansor nqs nuk abuzon me te. Ama nqs abuzon edhe me ujin ose me cfar do gjeje tjeter do kesh probleme ne shendet.
Përgjigjuminister te hashashit qeveria ka vendosur te emeroje Ilir Beqen. haaaaaaaaaaaaa
PërgjigjuO Sylo, ngele duke shkruajtur te njejtin budallallëk ne cdo artikull.Nese ske asgje inteligjente per te thene mos e konsumo internetin kot.
PërgjigjuTransoprtinë leruani vlonjëtëve, e bëjnë mirë këtë gjë
Përgjigju