Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me debatin mbi orën policore, pasi pas vendimit për zgjatjen deri në orën 23:00, pati jo pak komente se duhej të ishte hequr fare.

Me një postim në Twitter, atyre që bëjnë krahasimin me vendet e tjera për orën policore, Rama i kujton faktin se vendi ynë është prej disa kohësh në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës.

Kryeministri thekson se ata e dinë mirë atë që po bëjnë dhe se nuk do të bien në "kurthin e euforisë".

"Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!", shkruan Rama.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dje për lehtësimin e masave anti-COVID, ku duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme dhe në transportin urban. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta ku nga mbyll në orën 22:00 deri në orën 06:00 do të behte nga ora 23:00-06:00.  Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00