Shkon në mbi 765 mijë numri total i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit

6600 doza vaksinash janë kryer ditën e sotme në vend, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 765.643. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Facebook se po vaksinimi masiv në vend vijon pa u ndalur për kapjen e objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit.

"765.643 vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës ShqipëriaBuzëqesh. Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit", shkruan Manastirliu.

Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin me program kalendarik, ndërsa dy ditë më parë nisi edhe vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik.

Deri më tani, në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ndërsa doza të tjera pritet të vijnë në ditët në vijim.

Situata me pandeminë në vend është stabilizuar, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 21 raste të reja infeksioni, ndërsa 1 person humbi betejën me COVID.

Kujtojmë se një ditë parë  Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi lehtësim të masave anti-COVID. Duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme dhe në transportin urban. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta ku nga mbyll në orën 22:00 deri në orën 06:00 do të behte nga ora 23:00-06:00.  Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Uaaa uaaa, flet partia e vulës për moral', Metës nuk 'i del e keqja' me Bashën: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri

'Uaaa uaaa, flet partia e vulës për moral', Metës nuk 'i del e keqja' me Bashën: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri