Grupi parlamentar i PD ka reaguar për kandidaturën e Simon Mirakës për mandatin e dytë si anëtar i Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit duke thënë se deputetët e PD nuk kanë pasur asnjë kundërshtim për të, por kanë vënë në dukje standardin e dyfishtë të PS. Teksa i referohen çështjes si "gënjeshtër e prodhuar nga pakti Rama-Berisha" dhe shprehin revoltën pasi në Komisionin e Ligjeve u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik. Këtë shqetësim e ngriti i pari Gazment Bardhi, i cili i tha mazhorancës se janë të pafytyrë pasi kanë thënë se nuk pranojnë asgjë që vjen me firmë nga 'non grata'.
"Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste.
Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve", thuhet në reagimin e grupit parlamentar të PD.
Lajmi kryesor:
Debati për Simon Mirakën, PS: Merr mbështetjen tonë në Kuvend nëse hiqet firma e 'katranit me bojë'! Po e ndihmojmë të mos bëhet pis
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
35.2%
Vota total: 633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
25 Dhjetor, 21:10
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33