Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë i ftuar sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv, në orën 20:55.

Veliaj do të flasë për infrastrukturën, inceneratorin, por dhe për projektet për kryeqytetin. Në muajin e fundit debati kryesor që po zhvillohet është ai për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Rama dhe Veliaj janë akuzuar nga opozita dhe një pjesë e aktorëve se duan të shembin Teatrin Kombëtar për të ndërtuar kulla.

Edhe pse duhet edhe më shumë se një vit nga zgjedhjet e ardhshme lokale, ethet kanë filluar që të ndihen që tani dhe partitë kanë nisur lëvizjet në bazë.

Por a do të rikandidojë Veliaj për një tjetër mandat në krye të bashkisë më të madhe në vend në zgjedhjet e ardhshme lokale në 2019?

Për këtë dhe shumë çështje të tjera ndiqni sonte në orën 20:55 kryebashkiakun Erion Veliaj në Report Tv. Nëse keni pyetje për kryebashkiakun Veliaj mund t'i kaloni ato te komentet.