Debati për Teatrin/ Rastet kur është pranuar dekreti i Presidentit dhe janë bërë ndryshime në ligj

Debati për Teatrin/ Rastet kur është pranuar dekreti i Presidentit dhe janë bërë ndryshime në ligj

Rasti i ligjit per legalizimet kur u bene ndryshime ne ligj pas kthimit nga Presidenti

Shumica pranoi sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dekretin e Presidentit, ndërsa miratoi edhe variantin e ri me ndryshimet që pëson ligji për Teatrin Kombëtar që do të votohen ditën e enjte në Kuvend. Opozita e kundërshtoi këtë praktikë, pasi sipas saj me pranimin e dekretit, ligji bëhet nul dhe procedura duhet të rifillojë nga e para për një ligj të ri.

Por Eduard Shalsi u shpreh se kjo nuk është hera e parë që amendohet një dekret. Ai tha se ka precedent parlamentar për të parë se nuk po bëjmë gjë tjetër, vecse atë që është një praktikë e rëndomtë parlamentare.

REPORT TV sjell disa raste kur ka ndodhur që është pranuar dekreti i Presidentit të Republikës dhe janë bërë ndryshime në ligj. Rastet janë disa; nga ligji i vitit 2002 për Kodin e Procedurës Penale, te ai për ndryshimet për te ligji për Bankën e Shqipërisë dhe në 2008 për legalizimet, por edhe të tjera.

Rastet kur janë pranuar dekretet e Presidentit dhe janë bërë ndryshime në ligj:
Vendimi për miratimin e dekretit nr. 9501, datë 4.4.2016 të Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të Sigurisë Publike”.
Vendimi i Kuvendit nr. 8, datë 18.10.2001 “Për pranimin e dekretit nr. 3053, datë 07.06.2001 ‘Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 8805, datë 17.05.2001 ‘Për dhënien e lejes minerare shoqërisë Elbasan Cement Factory, sha në Elbasan'”.
Vendimi i Kuvendit nr. 45, datë 13.06.2002 “Për miratimin e dekretit të Presidentit nr. 3063, datë 18.06.2001 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 8813, datë 17.05.2001 “për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë“.
Vendimi i Kuvendit nr. 49, datë 25. 07.2002 “Për pranimin e dekretit të Presidentit nr. 3358, datë 03.06.2002 “Për kthimin e ligjit nr. 8893, datë 14.05.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë, ndryshuar me ligjin nr. 8384, datë 29.07.1998. (Pas kësaj është bërë ligji nr. 8893, datë 25.07.2002).
Dekreti nr. 5687, datë 29.04.2008 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr 9895, datë 10.04.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. (Më pas është bërë ligji nr. 9895, datë 09.06.2008)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda