Pranohet dekreti i Metës, hapet gara për Teatrin Kombëtar/ Report Tv siguron draftin

TIRANE-Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka pranuar sot dekretin e Presidentit Meta për ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar, ndërsa ka miratuar edhe variantin e ri. Opozita theu bojkotin duke marrë pjesë në komision, por dekreti u miratua vetëm me votat e shumicës, pasi PD dhe LSI nuk votuan. Albana Vokshi përsëriti qëndrimin e opozitës për ligjin për Teatrin dhe deklaroi se nuk mund të bëhen arnime në ligj. Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi deklaroi se PS ka përgatitur një draft të ri me ndryshimet.

Vendosëm të marrim në konsideratë të gjitha argumentet e parashikuara. Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekrete Presidenti. Pas shqyrtimit të kujdesshëm në lidhje me atë që është shkruar. Kemi arritur në një draft propozim, që do e shqyrtojmë në lidhje me amendimet që do të bëjmë. Do të pranojmë dekretin e Presidentit duke ndërhyrë në disa nene të veçanta.

Eduard Shalsi

PD dhe LSI reaguan ashpër pas pranimit të dekretit dhe miratimit të draftit me amendamentet e reja. Sipas opozitës pas pranimit të dekretit të Presidentit, ligji bëhet nul, ndërsa për ndryshimet e reja që mund të bëhen procedura duhet që të rifillojë nga e para, me propozimet e grupit të deputetëve, futjen në kalendarin e punimeve, diskutimin në komisione dhe më pas votimin në parlament, që të cilësohet ligj i ri, pasi në mënyrën që po veprohet aktualisht i hiqet mundësia Presidentit për veto.

Ky proces nuk mund të amendohet. Mund të paraqitej një nismë e re që nuk u shpreh. Shkelja ishte flagrante. Jemi në kushtet e një kalimi flagrant të një ligji, unë nuk e konsideroj dekretin të miratuar, por bëhet fjalë për variantin e riformatuar që u vihet përpara opozitës në momentin e fundit pa u konsultuar. Në momentin që votohet pro, ligji me të cilin ka kthyer presidenti bie, nuk ekziston më, cdo gjë nga procedura parlamentare është nul.

Edmond Panariti dhe Alibeaj

Por kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi shprehet se gjithçka është bërë sipas procedurës parlamentare, pasi për këtë gjë ka precedent parlamentar. Ai shtoi se u reflektua dhe u ndryshua njëra nga pikat që kërkonte presidenti dhe që sugjeroi Brukseli për hapjen e garës.

REPORT TV siguron draftin e propozuar nga shumica me ndryshimet që parashikohen që të bëhen në ligjin e ri për Teatrin Kombëtar, pas kthimit nga Presidenti dhe sugjerimeve nga Brukseli. Pika kryesore që pëson ndryshim është hapja e garës për të gjitha kompanitë. Komisioni i negocimit bën thirrje të hapur ndaj palëve private që janë të interesuara për të paraqitur propozimin për teatrin e ri kombëtar.

'Thirrje e hapur"është ftesa e hartuar nga komisioni i negocimit për palët private që janë të interesuar për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 3, pika 10

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon:

a) Ministria e Drejtesise;

b) Ministria e Financave dhe Ekonomise;

c) Ministria e Infrastruktures dhe Energjise;

<;) Ministria e Kultures;

d) A vokatura e Shtetit

dh) Trupa teatrore.

Drafti parashikon që trupa teatrore të përfaqësohet në komisionin e negocimit më jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë ata. Komisioni vlerëson me palët private, propozimet e paraqitura prej tyre dhe harton relacionin përmbyllës të negociatave, duke parashtruar c’do ofertë të paraqitur nga palët private dhe arsyetimin e përzgjedhjes së partnerit privat me propozimin me të mire.

Gjithashtu drafi thekson që Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve e dokumenteve të procedurës si dhe të c;do dokumenti tjeter, qe lidhet me proceduren e përcaktimit e te negociimit te kushteve te kontrates, perfshire edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur eshte rasti.

Pas miratimit të variantit të ri sot në Komision, ditën e enjte do të shprehet Kuvendi, ku pritet që të miratohet, ndërsa shumica ende nuk dihet nëse do të jetë në seancën plenare, pasi tre të parat i ka bojkotuar. Kujtojmë që ligji i miratuar në fund të korrikut nga shumica u kthye nga Presidenti, ndërsa Brukseli rekomandoi hapjen e garës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar duke rinisur edhe njëherë procedurën.



Drafti i ri i propozuar nga shumica per Teatrin Kombetar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi