Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, siç kanë paralajmëruar autoritetet e Kosovës.
Ai tha se KFOR nuk duhet ta lejojë hapjen e saj duke shtuar se pret provokime të reja, në datat 14-15 gusht, kur Vuçiç pretendon se do të hapet ura e Ibrit.
“Ne kemi respekt për Kfor-in dhe besoj se KFOR-i do ta bëjë punën e tij”, tha të dielën presidenti serb.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur Kosova ka paralajmëruar se ura kryesore mbi Ibër - që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe - do të hapet plotësisht për qarkullim. Aktualisht ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për makina, dhe në të patrullojnë karabinierët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur të bëjnë inspektime për hapjen e urës dhe më herët gjatë javës kanë kontraktuar një kompani për të vlerësuar fuqinë mbajtëse të urës, para hapjes për qarkullim të automjeteve.
Për këtë çështje, BE dhe SHBA kanë paralajmëruar Kosovën për shtim të masave ndëshkuese, duke thënë se nuk e mbështesin hapjen e urës në këto momente dhe se ajo duhet të jetë pjesë e dialogut. Po ashtu vendet e QIUNTIT kundërshtojnë Kosovën edhe për mbylljen e 9 degëve të Postës së Serbisë.
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë
14 Shkurt, 22:07
-
Demush Shasha: Duke festuar një tekst që mungon
13 Shkurt, 21:36
-
Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë
11 Shkurt, 15:24
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Lista Serbe arriti fitore të rëndësishme për Serbinë
10 Shkurt, 22:49
-
Zgjedhjet në Kosovë, fiton Vetëvendosja e Albin Kurtit por lideri sfidues mori më pak mbështetje se në 2021
10 Shkurt, 07:59
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbët i kthehen votimeve në veri, Vuçiç thirrje: Votoni Listën Serbe! 5 të ndaluar për shkelje zgjedhore
9 Shkurt, 09:57
-
Shpërthen goma e makinës me të cilën po udhëtonte presidenti Vuçiç (VIDEO)
8 Shkurt, 22:20
-
Frrok Çupi: Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini
7 Shkurt, 16:50
-
Vuçiç akuzon Kurtin: Ka mbushur armët, do qëllojë serbët! Kryeministri i Kosovës: Republika jonë është demokratike, nuk shtypim askënd
7 Shkurt, 15:10
-
Rektorati i Universitetit të Beogradit refuzon ftesën për dialog nga presidenti Vuçiç
4 Shkurt, 16:51
-
Protestat masive të studentëve, Vuçiç: Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh
3 Shkurt, 14:05
-
Zvicra furnizon Serbinë me pajisje për përgjim, pavarësisht shqetësimeve për keqpërdorim të tyre
3 Shkurt, 10:48
Jo Aleksander Vucic,ura do te hapet se zben,doni apo nuk doni juve.Dhe sa per provokimet qe prisni ne 14-15 Gusht,nese ato do te ndodhin,i presim nga ju dhe vetem nga ju si gjithemone.Edhe heren e fundit kur u be proteste kunder hapjes se ures ishte vetem ajo nga militantet e partive serbe,nuk kishte asnje shqiptar qe protestonte.Ju jeni ata qe shkaktoni perhere provokime e trazira.
Përgjigju