Debati presidencial/ Kamberi: Harris e kaloi me sukses, edhe Elon Musk u surprizua! Krisafi: Ishte më i qetë seç pritej! Gaba: Trump e humbi shansin në fillim

Debati presidencial/ Kamberi: Harris e kaloi me sukses, edhe Elon Musk u surprizua! Krisafi: Ishte më i qetë seç pritej! Gaba: Trump e humbi shansin në fillim

Studio Live

Debati presidencial mes Donald Trump dhe Kamala Harris është diskutuar shumë gjatë ditës së sotme në shumë media ndërkombëtare. Edhe në Studio Live me Arbër Hitajn u debatua paraqitja e dy kandidatëve për president. Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Geron Kamberi shikon një avantazh të Kamala Harrisit pas këtij debati.

'Zonja Harris e përballoi me sukses, me një personazh të stërvitur në botën e tv dhe që ka pasur një mandat në shtëpinë e bardhë. Si një ndeshje, mund të thoshja që ajo shënoi një gol në pikëpamje që theu pritshmëritë e skeptikëve ndaj saj. Ajo arriti të kishte performancë të pëlqyeshme. Edhe një mbështetës i Trump si Elon Musk kishte mbetur i surprizuar nga ajo. Besoj se do kemi edhe debate të tjera. Edhe në debate të mëpashme me zonjën Klinton, kishte kapacitet tjetër, të gjithë sondazhet e përkrahnin ndërsa rezultati ishte krejt tjetër.'

Eksperti Ledjon Krisafi thekson se debati ishte i qetë dhe nuk kishte sulme të ndërsjella.

'Ishte një debat normal i qetë më i qetë seç pritej. Nuk kishte sulm. Nga ana e Trump ishte taktikë. Nuk mendoj se  fitoi njëra nga palët. Ishte barazim. Dukej si monolog. Testin e kaloi Kamala Harris. Trump njihet. Harris ka patur probleme me debatet. Këto kohë ka dalë vetëm një herë në CNN. Ajo e kaloi testin. Në thelbin e argumenteve ngeci. Në pyetjen nëse amerikanët janë më mirë se para 4 vjetësh nuk u përgjigj, tha se vij nga klasa e mesme dhe do bëj gjithçka për ta. Kur i bën një pyetje kaq thelbësore dhe çalon duket tek elektorati. Në pjesën e politikave deri diku pati disa çalime nga ana e Harris. Nuk bëri ndonjë gafë tregoi politikën e vet. Edhe Trump tregoi politikën e vet. Shumica dërrmuese e amerikanëve e kanë vendosur për kë do votojnë.'

Gazetari Gentian Gaba shton se Harris debutoi me një farë sigurie në debat, pasi më parë nuk ka pasur shumë dalje të saj në media.

'Ishte një debat disi normal në të cilën njerëzit prisnin zhvillime të çuditshme. Me shumë gjasa nuk do ketë një debat tjetër dhe palët nuk do donin të gabonin. Trump kishte mundësi të kalonte në epërsi që në fillim. Trump e humbi shansin në fillim. Kamala Harris debutoi me një farë sigurie. Në aspektin e komunikimit të dyja palët ishin përcaktuar mirë gjestet e trupit. Kishin bërë prova. Pati një barazim në përgjithësi. E mira që nuk pati teprime përveçse ato momente që ABC konsiderohen nga mbështetësit e Trump si paragjykuese ndaj tij.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka