NJU JORK-  Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikani Mitt Romney zhvilluan mbrëmjen e djeshme debatin e parë televiziv. Presidenti amerikan Barask Obama dhe Mitt Romney diskutuan 90 minuta mbi taksat dhe kujdesin shëndetësor.

Dy të tretat e qytetarëve amerikanë që e panë debatin e parë Presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën mbrëma cilësuan fitues kandidatin republikan Mitt Romney. Një sondazh i kryer pak pas debatit nga rrjeti televiziv CNN tregon se 67% e të pyeturve u përgjigjën se Romney kishte patur një performancë më pozitive dhe vetëm çereku i tyre kishte vlerësimin pozitiv për Obamën. Që prej vitit 1984 asnjë kandidat nuk ka patur një kryesim të tillë me kaq shkëputje që në debatin e parë televiziv. Kampioni i përzgjedhur për sondim nga CNN kishte 37% teleshikues demokratë dhe 33% republikanë.

DEBATI PER TAKSAT E SISTEMIN SHENDETESOR

Debati i mbajtur në Universitetin e Kolorados dhe i drejtuar nga moderatori Jim Lehrer u përqëndrua tek sistemi i taksave, defiçiti tregtar dhe kujdesi shëndetësor. Ishte Presidenti Obama që hapi debatin duke i uruar Zonjës së parë përvjetorin e martesës së tyre.Obama hapi debatin e parë të fushatës presidenciale me rivalin e tij repulikan Mit Romney duke thënë se ekonomia e rënduar amerikane që ai trashëgoi katër vjet më parë po mëkëmbet. Ai tha gjithashtu se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.Obama ngulmoi se investimi në arsim dhe trajnimi, si dhe shkurtimi i taksave janë rruga më e mirë që duhet ndjekur.

 Ndërsa Romney e ka filluar debatin duke sulmuar Obamën duke thënë se politika e tij shpenzime më shumë dhe taksa më shumë nuk është rruga e duhur për ringritjen e ekonomisë së Amerikës ndërsa dhe se Spanja ka ngritur dhe se amerika nuk duhet të përfundojë si Spanja.

Presidenti Obama tha se do që të ulë taksat për korporatat dhe të stimulojë ruajtjen e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në vend të transferimit të tyre jashtë. Zoti Obama tha se shkurtimet e tij të taksave për shtresën e mesme të amerikanëve u kanë lënë atyre më shumë para në dispozision. Ai tha se plani i zotit Romney për të shkurtuar taksat me 5 trilionë dollarë do të realzohej duke kufizur shkurtimet e taksave për zëra të caktuar. Presidenit tha se kjo nuk do ta ulte dificitin dhe përsëri do të rëndonte mbi shtresën e mesme.

Zoti Romney e kundërshtoi pretendimin e zotit Obama se plani i tij përfshin shkurtime taksash prej 5 trilion dollarësh. Ai tha se nuk do të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura të larta, por do të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura mesatare.

Ndërsa Obama ka thënë se strategjia e propozuar nga Romney me uljen e taksa ve është e njëjta me ato të propozuara në vitin 2001 dhe 2003 të cilat çuan SHBA-të në krizë. Romney tha se në këto katër vite qeverisje të Obamës të ardhurat e shtresës së mesme kanë rën ndjeshëm.

Përsa i përket kujdesit shëndetësor Romney ka thënë se ligji “Obamacare” ka rritur shpenzimet shëndetësore për njerëzit, ndërsa Obama u përgjigj se me anë të atij ligji ne kemi ndaluar kompanitë e sigurimeve që ulin mbulimet ndaj të së sëmurëve.

Në fjalën mbyllëse Romney tha se nëse" votoni Presidentin do të rritet papunësia dhe do të thellohet deficiti buxhetor dhe nëse e do votoni për mua unë do të bëj të mundur pavarësin energjitike të Amerikës dhe do të krijoj 12 milion vende pune."

Obama tha në fjalën e tij mbyllëse tha se rruga drejt rritjes është e vështirë por "nëse votoni për mua do të bëni të mundur ringritjen ekonomike dhe një të ardhme më të mirë".

DEBATI I DYTE ME 16 TETOR

Debati i mbrëmshëm është i parë ndër tri debaret që janë caktuar deri ditën e zgjedhjeve. Të pranishmit të audienë do të bëjnë pyetje për politikën e jashtme dhe të brendëshme gjatë debatit 16 tetorit, i cili do të zhvillohet në formën e një takimi publik. Debati i tretë dhe i fundit që do të zhvillohet më 22 tetor do të përqendrohet kryesisht në politikën e jashtëme. Debati mes kandidatëve për nënpresident do të zhvillohet më 11 tetor.
(bm/sg/shqiptarja.com)