Në mes të debatit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, është futur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai e bëri Ramën përgjegjës kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendit, duke thënë se ky është një nga dështimet kryesore të tij.
"Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
'Intelektualët po largohen'/ Rama, Metës: Propagandë e shëmtuar, përdor shifrat e para 6 viteve! Shqiptarët më 25 prill e shqelmojnë ndërmarrjen private LSI











