Debati për dekretet, Ruçi: Nuk jam penduar për zgjedhjen e Metës, por të mos veprojë sipas orekseve partiake

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në një komunikim me gazetarët ka komentuar përplasjen mes Presidencës dhe qeverisë për dekretet. “Nuk vendos në diskutim a ka të drejtë Presidenti apo jo, Kushtetuta thotë se Presidenti duhet të shprehet me dekret. Do të thotë se edhe kur jep ose pëlqimin duhet të ketë dekret, se është kompetencë e kuvendit që të shprehet si me pëlqimin edhe për mos pëlqimin. Kur të ngrihet gjykata të Kushtetuesja të shprehet ajo dhe ne të heshtim të gjithë”tha ai.

Ai u shpreh se nuk është penduar aspak për votën pro zgjedhjes së Metës. “Absolutisht nuk jam bërë pishman. Por nuk kam pritur që presidenti të operojë sipas orekseve politike, elektorale apo partiake të asnjë pale. Kam pritur dhe pres që Meta të zbatojë Kushtetutën. Edhe për kthimet e ligjeve është në kompetencat e tij”.

Por cfarë mendon Ruçi për disa nga emrat e rinj të ministrave që nuk vijnë nga radhët e PS-së? “Sistemi që lamë pas ishte i partisë shtet, sistemi që jemi është sistemi i partisë në pushtet, por kjo nuk do të thotë se kur je në pushtet të jenë anëtarët e forumeve dhe partisë në pushtet. Cdo parti që vjen në pushtet, nuk vjen me votat e anëtarësisë së vet, pasi maksimumi ka 100 mijë, i duhen 700 mijë dhe në dijeninë time logoja e fushatës ka qenë ‘bashkëqeverisja me qytetarët’’ tha ai.  

Ruçi kishte një apel për shumicën dhe opozitën për gjetjen e konsensusit për reformën zgjedhore, pasi sikur tha ai, KQZ ka nevojë për librin e rregullave. “Apeloj pozitën dhe opozitën që ditët që na kanë mbetur të mos kthehen në muaj. KQZ ka nevojë për librin e rregullave. Draftin e depozituar nga PS-ja nuk e fus në votim, opozita dhe pozita të bashkëpunojnë, do të fus në votim vetëm draftin e komisionit”.

Kryetari i Kuvendit komentoi edhe paralajmërimin e opozitës për protesta. “Opozita nuk merr leje nga ju apo unë për protestat. Unë do të ndikoj në të gjitha hapësirat e mia, që të garantohet hapësira, integriteti dhe normaliteti. Nuk mendoj se vendi jonë është në krizë, ka probleme si cdo vend, por nuk mendoj se është në krizë. Duhet të jemi më realistë për ta vlerësuar më shumë me sy dashamirës realist arritjet dhe zhvillimet në vend”.

Objektivat për këtë sesion parlamentar për kryetarin e Kuvendit janë tre. “Negociatat. Zgjedhjet, kuvendi do të marrë përgjegjësi për reformën zgjedhore dhe garantimin e zgjedhjeve. Do të kompletohen organet e drejtësie, Kuvendi do të krijojë kushtet për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, SPAK dhe Byrosë”.

Në fund të bashkëbisedimit me gazetarët, Ruçi foli edhe për debatin e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi dhe qëndrimin e Shqipërisë.  “Është një shqetësim real. Nuk dua të bëhem pjesë e këtij debati dhe shpesh pozojmë duke thënë kush është pro dhe kush është kundër. Kosova është shtet sovran dhe ka institucionet e veta.

Ne si Shqipëri duhet ta respektojmë dhe duhet të mirëkuptojmë zgjidhjet që do të japin institucionet e Kosovës. Ajo që ne rekomandojmë apo kemi si qëndrim është ky; institucionet e Kosovës të kenë një vendim unik, së dyti partitë në Kosovë të ketë një mendim unik, së treti institucionet e Kosovës ti zgjidhin problemet me dialog. Gjithashtu duhet të jetë e dakordësuar me SHBA dhe BE” përfundoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Lohja: 19/01/2019 10:25

    Populli thote nje shprehje: "Te dhembi i semure shkon gjuha."A jane bere pishman Rilindasit qe kane vene president Ilir Meten,kjo duket kudo.Fshati qe duket nuk do kallauze.

    Përgjigju
  • redu: 18/01/2019 18:18

    Bashk qeverisja me qytetaret ,eshte e njejte ne bashke qeverishen me miqte per qoka ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!

Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!