Debati, Tahiri: Bëra Habilajn në
2015, Prokuroria mbylli çështjen

Debati, Tahiri: Bëra Habilajn në<br />2015, Prokuroria mbylli çështjen<br>
Prokuroria e Krimeve të Rënda parashtroi kërkesën përpara Këshillit të Mandateve, përmes prokurorëve Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani, për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Prokurorët thanë se kanë prova për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm në trafik droge me grupin Habilaj.

Pas prokurorëve, fjalën e ka marrë Saimir Tahiri. I akuzuar për trafik droge me grupin "Habilaj", i ka drejtuar disa pyetje prokurorit të çështjes Besim Hajdarmataj, për akuzat e e Prokurorisë në adresë të tij. ​Tahiri tha se në 2015-ën ka bërë padi në Prokurori kundër Habilajt pas denoncimeve në media se automjeti tip "Audi" i shitur nga ai po përdorej për trafik droge, por prokuroria ka mbyllur çështjen. 

Tahiri: Kam disa pyetjet për prokurorët për t’u qartësuar. E para, ju thatë që nuk është referuar materiali për Habilajn kur unë isha ministër. Jam i saktë? 

 

 

 

A keni dijeni që më 11 shtator 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm pas akuzave për përfshirjen e makinës sime në trafik droge dhe kam kërkuar hetim?

Prokurori: Nuk mund të flasim për të gjitha lëvizjet e tua politike, pyetjet janë teknike. 

Tahiri: Jam këtu vetëm për të vërtetën. Më thoni nëse keni dijeni për këtë? 

Imeraj: Ne nuk merremi me deklarata politike. 

Tahiri: Keni dijeni se në 2015 unë kam shkruar te prokurori i përgjithshme për përfshirjen e makinës sime për trafik droge dhe kam kërkuar hetim dhe pas paraqitjes sime keni regjistruar ju procedimin penal me nr 1582 për këtë ceshtje që u mbyll në 29 12 2015, keni dijeni? jeni në dijeni është hetuare për këtë ceshtje? Unë po them se kam ardhur vetë të hetoni, e dini këtë?

 

Hajdarmataj: Flas nga autoriteti i Prokurorisë për Krimet e Rënda...

Tahiri: Deklaratat publike për makinën time, kam kërkuar unë hetim, sapo thatë se ska referim nga policia. S'më duhet çfarë bën Policia. Kam ardhur e kam kërkuar hetim te ju e keni regjistruar procedim me nr. 1582.

Hajdarmataj: Po flasim për hetime të disa personave, ju jeni përfshirë në një skandal politik, në gjithë regjistrat nuk ka material nga Policia e Shtetit, nga drejtoritë përkatëse të policisë për personit konkretë.

Tahiri: Po iu pyes për punën tuaj, dua përgjigje po ose jo. Keni dijeni që Prokuroria ka hetuar me procedim për makinë time nga Habilajt, me kërkesën time ju kam kërkuar të hetoni, po ose jo?

Hajdarmataj: Kemi dy orë e gjysë që rrimë këtu e mund të na shpëtroje ndonjë...

Tahiri: A kam dalë me Artan Habilajn dhe të tjerë? Më sillni provat. Jeni të bindur e kjo konfirmohet nga TIMS apo po hamendësoni mbi datat? 

Prokurorët nuk përgjigjen...

Hajdarmataj: Bindje se Tahiri është pjesë e grupit kriminal
"Kemi bindje se Saimir Tahiri është pjesë e grupit kriminal "Habilaj"". Kështu është shprehur kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe njëherazi prokurori i çështjes "Tahiri", Besim Hajdarmataj në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve ku po shqyrtohet kërkersa për heqjen e imunitetit të Tahirit. 

Ai ka thënë gjithashtu se procedimi penal është regjistruar vetëm tre ditë më parë, 17.10.2017, pas shkrimeve në mediat italiane. Kjo ka sjellë reagimin e përfaqësuesve të maxhorancës të cilët pretendojnë se Prokuroria nuk ka prova konkrete, por i referohet asaj që kanë shkruar mediat.

Nga ana e tij, Hajdarmataj ka sqaruar se Prokuroria nuk kërkon mandat arresti, por heqjen e imunitetit për Tahirin dhe bërjen e hetimeve. "S’kemi ardhur këtu të kërkojmë mandat arresti për Tahirin, por vetëm heqjen e imunitetit dhe të bëjmë hetime. Arrestimin e vendos Gjykata", tha Hajdarmataj.  

Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë