Kandidati republikan për zëvendës president Mike Pence mesa duket është fituesi i debatit televiziv të zhvilluar mbrëmjen e djeshme me rivalin e tij demokrat Tim Kaine.
Nuk ishte aspak një debat i qetë por i mbushur me akuza dhe mbrojtje për dy kandidatët për president Hillary Clinton dhe Donald Trump.
Ishte demokrati Kaine i cili akuzoi në fillim duke u treguar më agresiv ndërsa rivali i tij Pence gjatë 90 minutave ishte i qetë duke treguar një karakter krejt të kundërt nga Trump.
“Të kesh Trump në krye të shtetit është e frikshme, unë jam krenar që mbështes Hillary Clinton një grua e cila po bën histori” u shpreh demokrati Kaine.
Ndërsa sa i përket politikës së jashtme republikani Pence ka akuzuar ish-sekretaren e shtetit Clinton duke e cilësuar si arkitekten e politikës së jashtme të administatës së Obamës çka solli kaos në lindjen e mesme dhe ne Siri.
Më pas vëmendja u përqendrua te Rusia, ku Pence pretendon se Obama dhe Clinton i kanë lënë shumë hapësirë Moskës për të vijuar agresionet në Ukrainë. Edhe Vladimir putin ishte në qendër të vëmendjes.
Senatori demokrat nga Virxhinia, Tim Kaine, e akuzoi Donald Trumpin se e ka idhull presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe taktikat e tij të përdorimit të armatimit. Ajo cka u vu re gjatë debatit ishin edhe ndërhyrjet e shpeshta mes kandidatëve të cilët u kritikuan edhe nga gazetarja e cila drejtonte debatin.
Debati i zëvendës presidentëve u zhvillua një javë pas përballjes televizive mes dy kandidatëve presidenciale Clinton e Trump të cilët priten të debatojnë sërish këtë të dielë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO