Debati/ Thaçi në Alpbach: As të parët e as të fundit që mund të korrigjojmë kufijtë për të arritur paqe

Një ditë pas zhvillimit të Forumit Evropian në Alpbach, Presidenti Hashim Thaçi dhe homololu i tij serb folën për zgjodhje kreative për marrëveshjen e pritshme mes dy vendeve. Sipas kreut të shtetit të Kosovës,

Askush nuk duhet të ketë frikë nga një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse ajo do të vijë përmes korrigjimit të kufijve. Kosova dhe Serbia nuk do të jenë as të parat, as të fundit që bëjnë korrigjim kufiri.

Presidenti Hashim Thaçi

Më pak optimist duket se është Presideni serb, Aleksandër Vuçiç, i cili thekson se dallimet mes dy vendeve janë të mëdha, ndërsa shton Serbia nuk mund të dalë e humbur.  Ai shtoi se qëndrimi i shumicës në bashkësinë ndërkombëtare është se kufijtë e Kosovës janë zgjidhur, se zgjidhja e imponuar nënkupton që Serbia të marrë territor dhe se do të parandalojnë çdo përpjekje të tillë të Serbisë që të fitojë diçka. Por ai nënvizoi se, “ s’do të jetë kështu”.  

Ju na morët diçka më 2008 dhe sot mendoni se keni të drejtë... Por, mbi çfarë baze e bërë këtë, me çfarë akti ndërkombëtar. Nëse nuk gjejmë, pyes ata që çdo ditë na japin leksione, cila do të ishte zgjidhja. Që Serbia të njohë Kosovën, e të mos fitojë asgjë – kjo nuk do të ndodhë as në 100 vjetët e ardhshme.

Presideni serb, Aleksandër Vuçiç

Këtë të dielë, ai ka dekalruar se dallimet midis Beogradit dhe Prishtinës janë të mëdha, ndërsa shprehu skepticizëm për marrëveshjen e pritshme në shtator. Megjithatë, Vuçiç, theksoi se:

Paqja mes serbëve dhe shqiptarëve është ajo në të cilën po punojmë. Kemi pasur shumë përplasje.

 Presideni serb, Aleksandër Vuçiç

Dy Presidentët bashkarissht kanë zhvilluar një një takim me kryeministrin kryeministrin austriak, Sebastian Kurz. Në takimin ku i pranishëm ishte dhe komisioneri për zgjerimin,  Johanes Hahn, dy Presidenëtët kanë theksuar se, arritja e marrëveshjes është parakusht për anëtarësimin e të dyja vendeve në Bashkimin Europian. Në Forumin Europian komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn dekalroi se çdo marrëveshje e pëlqyeshme nga të dyja vendet është e pranushme nga BE.

Ne që jemi jashtë, nuk do të ishte e mençur që të intervenojmë në një formë ose në një tjetër. Ne duhet t’ua lëmë atyre por duhet të ju japim çdo mbështetje për ta gjetur një zgjidhje.

Komisioneri Johanes Hahn 

Për takimin e Forumit ka folur dhe Presidenti i Austrisë, Van der Belen.

Diçka ka ndodhur mbrëmë. Unë kam përshtypjen se jemi drejt një moment historik.

Presidenti i Austrisë, Van der Belen

Është caktuar data 7 shtator kur dy Presidentët do të bëjnë takimin e radhës në Bruksel. Të dyja palët flasin për një marrëveshje përfundimtare që do ulë tensionet mes dy vendeve, e njëkohësisht do i hapë rrugë integrimit në BE.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë