Ditën e sotme në Alpbach të Austrisë, u zhvillua takimi i radhës i Forumit Europian. Në takim ishin pjesëmarrës edhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.
Në fjalën e tij, Thaçi zgjodhi të flasë për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Thaçit, arritja e një marrëveshje të tillë nuk është fare e thjeshtë por në të njëjtën kohë shqiptarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen pasi kufijtë etnikë nuk do të preken.
Kemi diskutuar për gati 5-6 vjet me Aleksandrin. Dhe tani kemi vendosur që të hulumtojmë çdo mundësi dhe pozitë dhe nga perspektiva ime përfshirë edhe korrektimin e kufirit. Koha për të bërë arritur marrëveshjen Kosovë-Serbi është tani. Nuk është farë e thjeshtë. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi shqyrtuar rishikimin e kufijve. Kosovës nuk do t'i preken kufijtë etinikë por marrëveshja jonë ka një vizion të qartë. Parimi i njëjtë do të vlejë edhe për Serbinë sepse paqja dhe marrëveshja paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe njohja bilaterale do të ketë një reflektim pozitiv për të gjithë regjionin e më gjerë.
Tani zyrtarisht kemi nisur etapën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequra nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini. Unë dhe presidenti Vuçiç jemi ftuar nga ajo për të marrë pjesë në mbledhjen e tretë në këtë etapë të fundit më 7 shtator. Dua të theksoj se Kosova është e zotuar që të arrijë marrëveshje ligjore me Serbinë.
Hashim Thaçi
Ndërsa në fjalën e tij, presidenti Vuçiç i kërkoi të gjithë vendeve të tjera të Europës që kanë ndërhyrë në debat që të qëndrojnë larg pasi të dyja vendet e Ballkanit janë mëse të afta ta zgjidhin këtë situatë.
Diskutimet Beograd-Prishtinë? Diskutimet vijnë më shumë nga vendet e tjera sesa nga ne. Psh. nuk e kuptoj pse Britania shqetësohet kaq shumë. Ne e konsiderojmë Kosovën një shtet të lirë. Gjysma e shteteve thonë se Kosova është e pavarur por shumë vende të tjera e konsiderojnë serbe. Si do ta zgjidhim këtë? Ju thoni mos i ndani sepse ne i ndamë ashtu siç deshëm. Ne duam të bëjmë diçka për njerëzit tonë. Ne duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët. Kush do ta zgjedhje problemin e tyre, kush do të jetë i aftë ta zgjidhë? Askush përveç nesh.
Në Serbi kemi një situatë politike të fortë, sepse ata mendojnë që unë do t’i jap një pjesë të Serbisë shqiptarëve. Duhet mbajtur paqja dhe qetësia në vendet tona. Ne po bëjmë diçka për të ardhmen ne dy vendeve. Na e lini ta zgjidhim vetë. Nuk do të lejoj askënd të ndërhyjë. Po i kërkoja Hahn, të mbështeste dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë dhe Thaçi nuk e pëlqejmë njëri-tjetrin por duhet të flasim për të arritur një marrëveshje. Ne nuk e dimë ku janë kufijtë tani. Doni të gjejmë zgjidhje apo të vazhdojmë kështu siç jemi?
Aleksandër Vuçiç
Së fundmi, në Ballkan, tema e re e diskutimit është ajo e rishikimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, një tezë e cila mbështetet nga të dy presidentët e vendeve por kundërshtohet nga fort nga politika shqiptare dhe serbe. Qëndrimin kundër rishikimit të territoreve e ka marrë edhe Kisha serbe.
Për të vijuar me bisedimet, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 7 shtator.