Debati/Vokshi bllokon foltoren
Ruçi:Po më detyroni të ... / VD 

Debati/Vokshi bllokon foltoren<br />Ruçi:Po më detyroni të ... / VD <br>
Debatet e forta kanë përfshirë edhe seancën e sotme plenare, menjëherë pas interpelancës me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka kërkuar fjalën për procedurë dhe ka dalë në foltoren e Kuvendit, por i është ndërprerë fjala menjëherë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ky i fundit i kërkoi Vokshit të ulet në vendin e saj, pasi nuk mund të abuzohet me fjalën. Ai urdhëroi të bllokohet fonia, duke i thënë Vokshit të ulet në vend. Ndërkohë, ka ndërhyrë nga vendi Edmond Spaho, duke kërkuar t'i jepet fjala Vokshit. Kjo e fundit ka bërë rezistencë dhe nuk ka pranuar të lëshojë foltoren. Për këtë arsye, Ruçi i ka tërhequr vërejtje deputetes dhe ka ndërprerë seancën për 5 minuta. 

Spaho-Ruçit: Ndërpreve fjalën që në nisje të saj dhe nuk respektove rregulloren.

Ruçi: Të drejtën e interpretimit të kësaj çështje e ka drejtuesi i interpelancës. Vokshi nuk plotësoi kushtet për fjalën. Fjala jote nuk kishte të bënte fare me procedurën. (flet Vokshi nga foltorja). Zonjë do më detyroni të marr masa, por uluni. Ke dy minuta kohë për t’u ulur. Të tërheq vëmendjen. 5 minuta pushim që ta kuptojë zonja që po shkel rregulloren.

Ndërkohë, pas 5 minutave pushim, seanca ka nisur më e qetë, ku ka marrë fjalën deputetja e PD, Grida Duma, e cila ka folur për titujt e pronësisë të tokës bujqësore.

“Bujqësia është sektori më i rëndësishëm për Shqipërinë për të shkuar drejt tregut të përbashkët evropian. Ju nuk arrini sot titujt e pronësisë së tokës bujqësore dhe tentoni t’i shtyni dhe një vit. Është e vonuar edhe tani dhënia e titujve të pronësisë për tokën bujqësore. Ata që jetojnë në fshat nuk e kanë problemin vetëm të marrin këto tituj, por nuk mund të ndëshkohen. Kanabisi po e shkatërron ekonominë bujqësore”, tha Duma. 

Nga foltorja e Kuvendit, ka dhënë një mesazh të fortë dhe vajza e Azem Hajdarit, e cila u ndal te lufta ndaj krimit. Rudina Hajdari iu bëri thirrje deputetëve të zgjohen dhe të përballen me situatën e rëndë, që sipas saj, po shkatërrohet dita-ditës nga trafiku i drogës.

"Thirrja ime është e thjeshtë: Duhet të ndryshojmë. Nuk është krenari të shohim vendin të denigrojë dita-ditës. Politika duhet t’i ofrojë shqiptarëve një punë dhe një rrogë. Kjo qeveri nuk ka ofruar asnjë lloj zgjidhje për t’iu ofruar njerëzve një jetesë normale. Saimir Tahiri është një viktimë e këtij sistemi. Nuk mund të flasim për trafikun e drogës vetëm në mënyrë lekësh, por duhet të kuptojmë se pas këtyre skandaleve fshihen njerëz. E vërteta është se kjo nuk ekzistonte në këto përmasa më parë. Historia njerëzore është ajo që duhet të flasim sot, se si trafiku i drogës po shkatërron vendin. Përgjegjësia fillon nga cdo deputet, nëse ne bëjmë një vesh të shurdhër është njëlloj si të përfshihemi. Prandaj, zgjohuni! Ne duhet të ndryshojmë, ndërhyrja e të huajve tregon se ne po dështojmë”, tha Hajdari. 

Menjëherë pas fjalës së saj, ka ndërhyrë nga vendi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar të sillet në seancë kryeministri Edi Rama. Berisha i kërkoi Ruçit të thërrasë Ramën të vijë tani në sallë, duke thënë se ai po ia mbath nga çdo konferencë ndërkombëtare.

"A mund t’iu thuash shqiptarëve pse Noriega po braktis tani çdo takim ndërkombëtar, ikën nga konferenca si djalli nga temjani. Bëhet diskutimi këtu për drogën, përsëri ia mbath. Në këtë mënyrë ai ka vendosur të mbrohet. Nuk ka shpresë. Thirre të vijë këtu tani", tha Berisha.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit