Një 40-vjeçar nga Berati, baba i dy fëmijëve është hedhur nga kati i shtatë i një pallati pasi ka debatuar ashpër me të atin. Në grindje e sipër 40-vjeçari është afruar pranë ballonit të banesës së tij dhe është hedhur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit  të sotëm në lagjen '30-vjetori' në Berat. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve.

Gjatë rënies nga lartësia ai është përplasur edhe me tendat e fqinjëve deri sa ka rënë në oborrin e pallatit.

Pas ngjarjes në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie  të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.