Debaton me nusen e djalit zhduket nga banesa e moshuara nga Lushnja! E bija në ‘Pa Gjurmë’: Ma mbajtën të fshehur 6 ditë humbjen e nënës

Debaton me nusen e djalit zhduket nga banesa në Lushnje 67-vjeçarja. Rabushe Daja rezulton e humbur që prej 30 janarit të këtij viti. Ajo jetonte sëbashku me mbesën dhe nusen pasi djali kishte ndërruar jetë 20 vite më parë nga një aksident. Në një lidhje me viber nga Italia për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv e bija Merita Daja pohoi se kunata e saj ia kishte mbajtur të fshehur për 6 ditë me radhë humbjen e nënës. Ajo dyshon se diçka e keqe ka ndodhur me 67-vjeçaren, pasi në bisedën e fundit, ajo nuk ndjehej mirë nga ana shëndetësore. Askush nuk din të thotë me siguri sesi ka mundur të largohet nga banesa e moshuara, sepse familjarët nuk kishin marrëdhënie të mira me nusen e shtëpisë.

’Unë dyshoj se nëna është larguar më 29 janar në mbrëmje dhe jo në 30 janar, siç ka pohuar nusja dhe diçka ka ndodhur në atë shtëpi. Kam folur me nënën në telefon të mërkurën e 26 janarit dhe më tha se kishte probleme me dhëmbët dhe sapo kishte pirë një ilaç.Të nesërmen në mëngjes kushëriri e kishte gjetur në kasollen jashtë shtëpisë, ku kishte ndezur një zjarr dhe ngrohej e vetme. Kërkova ta dërgonte në spital, por nuk e kishte bindur dot. Pak ditë më pas mësoj po nga kushëriri që mami kishte 6 e humbur. Ajo jetonte me nusen dhe mbesën, pasi vëllai ka ndërruar 20 vite më parë. Nuk shkonte mirë me nusen e shtëpisë, madje as unë nuk kam kontakt, ndaj nuk e di sesi nëna ime është larguar. Nuk dua të akuzoj njeri, por dikush e din të vërtetën. Nuk e di pse më njoftuan me vonesë. Kur kushëriri kishte shkuar në dhomën e mamit i kishte gjetur të gjitha sendet personale të vendosura me rregull. Unë dyshoj se ka ndodhur diçka’- u shpreh e bija nga Italia

Rabushe Daja nga Karbunar e Madhe doli nga banesa herët në mëngjes me dy çanta ne duar, duke u drejtuar në rrugën kryesore. Kjo nuk është hera e parë që 67-vjeçarja lëvizte e vetme nëpër qytet dhe shpesh shkonte në varrezat e qytetit ku prehej djali i saj. E mbetur fillikat, Rabushe Daja prej afro dy vitesh kurohej me sklerozë, ndërsa nuk kishte askënd të kujdesej për të. Në momentin e fundit, kur ajo mësohet të ketë dalë nga shtëpia, ka qenë e veshur me të zeza, ndërsa flokët e thinjura i ka të kapura bisht. Nisur nga këto detaje që u përcollën në studion një numër i madh telefonatash mbërritën live, teefonata të cilat lokalizuar një vendondodhje të mundshme të 67-vjeçares në disa zona të Tiranës.

’Jam e bindur që këtë zonjë e kam sot paradite tek ’Pazari i Ri’ këtu në Tiranë. Dukej e hutuar dhe dikush e pyeti nëse kishte ngrënë diçka, pasi ishte e lodhur dhe e zverdhur në fytyrë’-tha dëshmitarja

’E kam parë dje në lagjjen ’5 Maji’ në Tiranë dhe kam biseduar me zonjën në fjalë. Ajo mbante dy çanta plasmasi në dorë, njërën prej të cilave e kishte me rroba. Flokët i kishte të kapura pas koke dhe ecëm bashkë afro 100 metra. Nga e folura ishte nga Lushnja’,- pohoi një tjetër dëshmitare

Të tjerë flisnin për të njëjtën zonjë të ngjashme me Rabushe Dajën e cila është parë dy ditë e fundit në zonën e ’Medresesë’, në rrugën ’Ferid Xhajko’, zona të cilat po verifikohen nga stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ për të mësuar nëse bëhet fjalë për 67-vjeçaren.

Kush ka informacion për të humburën Rabushe Daja të na kontaktojë në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15: 30-17:00

 

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë