Debatuan në rrjetet sociale, Eva Murati dhe Rike Roçi përballen 'live' për herë të parë

Debatuan në rrjetet sociale, Eva Murati dhe Rike Roçi përballen 'live' për herë të parë

Rike Roçi dhe Eva Murati

Moderatorja Eva Murati dhe tifozja e kombëtares Rike Roçi janë përballur për herë të parë 'live' pas debatit që patën muajin e kaluar në rrjetet sociale. Gjithçka filloi nga një foto e shpërndarë nga një adresë false Jurgen Klopp, ku shiheshin Rike Roçi dhe mikja e saj Irid Oxa dhe shprehej se Shqipëria do t'i mungonte Botërorit vetëm për këtë arsye. 

Eva e kishte konsideruar fyese këtë gjë dhe me anë të një statusi shkruante: "Nuk di ta marrë për kompliment apo..." Nuk vonoi dhe erdhi menjëherë reagimi i Rikes e cila shpërtheu ndaj Evës me një Instastory ku shkruante: "T'i themi shoqes E.M të Tringut (tani e zbulova kush është) që për kompliment të marrë atë foton time që ka postuar në instastory-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur e të mirë më bëhet qejfi". 

Sërish ngjarja nuk u la me kaq pasi moderatorja reagoi me anë të një statusi në story në Instagram ku shprehej se bukuria nuk vihej përpara çdo vlere. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar përballja e dy bukurosheve ishte paksa e sikletshme. "Nëse do ta dija se Rikja ishte vajzë e famshme nuk do të reagoja fare. Por në atë fotografi që ishte adresë false e Jurgen Klopp, unë u ndjeva e fyer për dy gjëra. E para, sepse ishte një koment seksist dhe dukej sikur vajzat shqiptare janë thjesht të bukura dhe për kaq i duhen Botërorit. E dyta, ishte fyerja ndaj simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë. Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave,"- u shpreh Eva Murati.

Ndërsa Rike Roçi këmbënguli duke thënë: "Nuk kam çfarë të them, nuk jam dakord, por është mendimi i saj, e paska marrë shumë seriozisht".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë