Salianji drejt burgut/ Analisti në 'Përballje': Vetë e ka fajin që ngatërrohet me personazhe të tilla! Kthupi: Tani priten flakadanët në parlament

Dënimi i deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg për kallëzim të rremë u diskutua në ‘Përballje’ sot me jurisitin Rezart Kthupi dhe analistin Endri Tafani. Kthupi thekson për Rovena Nezirin se prokurori do i adresojë parlamentit çështjen dhe më pas Këshilli i Mandateve do bëjë verifikimin dhe do i heq mandatin Salianjit.

'Procedura e parë fillon me prokurorin dhe duhet të adresojë parlamentin. Pak më e gjatë në kohë. Në rastin tjetër, parlamenti merr një kopje të vendimit dhe Këshilli i Mandateve mblidhet që ka përfunduar mandati i deputeti dhe të heq kufizime si deputet dhe komunikon me KQZ.'

Sakaq, Tafani bër një analizë politike, duke vënë në dukje lidhjet e politikës me krimin.

'Është një pjesë e llumit të politikës shqiptare. Një nga problematikat e politikës është lidhja me krimin ose me elemente të botës së krimit. Në këtë rast nuk ishte e papritur. Në momentin kur dy dëshmitarë Babale dhe Alizoti thanë që ishte sajim nga Salianji vendimi i gjykatës ishte i pritshëm të shkonte në këtë drejtimi. Neni është kallëzim i rremë nuk është thjesht pjesa që bën kallëzimi i rremë por edhe bërja e provave përfshihet tek kallëzimi.

Është shumë e drejtë që të dënohet dikush që ka sajuar prova. Por, çlidhje ka politika shqiptare me personazhe të tillë? Si u krijuar i një personazhi si Babale me implikimin e strukturave të PD-së? Kjo tregon se kur përzihesh me gjëra të tilla ke dhe gjëra të pakëndshme. Rezultat i faktit që politikanët tanë mbajnë lidhje me botën e krimit. Një pjesë përdoren për fushata elektorale. Sa kohë bën këtë lojë rezultate të tilla janë të pritshme.'

Kthupi shikon në vijim një përsëritje të gjuhës së ashpër të opozitës ndaj drejtësisë si e kapur nga Rama veçse jep vendime jo në favor të tyre.

'Trend i vazhdueshëm i grupimit të tyre. Çdo vendim gjykate është në kundërshtim me grupim e tyre është e devijuar politikisht ose nuk kanë lidhje me drejtësinë. Diskutime të tilla bëhen brenda gjykatës. Dhje të gjitha diskutimet e tjera nuk kanë asnjë lloj vlere. Nuk duhet të adresohen nga një politikan. E dyta, nëse duam të japim imazhin do ishte mire të mbanim retorikën larg agresives. Nëse Salianji do kishte dalë i pafajshëm gjykata do ishte e kulluar. Është e njëjta trupë gjyqësore që kanë dhënë vendime të tjera për njerëz të tjerë. Duhet të jemi të barabartë përpara drejtësisë që edhe drejtësia të na trajtojë të bararbartë. Siç e shikoj unë trendin e sjelljes në të njëjtin grupim , gjykata është e mirë kur jep vendime në favor të tyre. Ndryshe janë vendime kundër opozitës.'

Tafani shton më pas se Salianji ka fajin vet që ngatërrohet me personazhe të tilla si ‘Babalja’.

'Është i pritshëm, pasi fatkeqësia e opozitës duken të rinj por kanë të njëjtin mentalitet. Sulmet e PD ndaj gjykatave kanë filluar nga Berisha që në ‘92 dhe kanë vijuar. Duken të bezdisshëm ka pasur dhe gjyqtar që i kanë deformuar emra, ka gjyqtarë që i përmenden lidhjet, krushqia. Për fat të keq kjo gjë në PD ka filluar herët. Salianji është vazhdim i asaj që është politikë dhjetëra vjeçare. Në këtë rast fajin e ka vet që ngatërrohet me personazhe të tillë. Që deklarojnë një gjë dhe në moment tjetër një gjë tjetër. Duhet siguri që kjo është e vërtetë. Nuk mund të jetë kauzë publike pa u siguruar për provat, pasi përndryshe për këdo mund të hidhet baltë.'

Kthupi shikon ndezjen sërish të flakadanëve në Kuvend dhe seanca plenare.

'Pritshmëritë e mia, që ai grupim do përdori një shkak për një zhurmë në parlament me pretendimin që po luftojnë për të drejtat e deputetëve për të rrëzuar regjimin e Ramës. Do përdoret si kauzë për një fushatë të re flakadanësh. Do ishte rasti i dytë që një deputet do e bëjë fushatën nga burgu. I pari ka qenë zoti Haklaj.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/09/2024 03:22

    Z.Tafani,ju thoni qe Salianji ka faj se ngaterohet me personazhe te tilla?! Do te ndryshonte gje termi,forma,permbajtja e krimit po te kishte ne vend te /Babales/, p.sh nje AI specialist?! Zoteri,ky eshte krim e do te kishte te njejtin rezultat e denim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri